Opozita akuzon qeverinë se po gënjen shqiptaret, jo vetëm me rritjen ekonomike te vendit, por edhe me shtesat e pagave dhe pensioneve. Si për t'i treguar këtë, deputeti socialit Alfred Dalipi i ka treguar publikisht ne foltoren e parlamentit ministrit te financave Ridvan Bode një peshk dhe një kastravec, për te ironizuar ne këtë mënyrë rritjen e fundit te pagave dhe pensioneve. Por ministri Bode ne përgjigjen e tij ka krahasuar rritjen e pensioneve te bere nga socialistet me shifrat me ato te qeverisjes se demokrateve. Edhe me herët debatet kuvend janë zhvilluar për situatën ekonomike ne vend dhe skemën e rritjes se pensioneve. Akuzave te socialisteve demokratet u janë kundërpërgjigjur me sulme ndaj kryetarit te opozitës dhe kryebashkiakut Edi Rama.