Nga Anton ZALLI - Emanuela Jaku, futbolliste  e kipit Juban-Danja, Shkodër, ka arritur të shënojë 5 gola në turneun e parë të futbollit të femrave të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky turne u zhvillua gjatë muajit janar, ku ekipi i Juban-Danjës ka arritur deri në finale.



Ky ekip nuk arriti të shkojë më shumë se kjo finale duke u shpalllur nënkampion të Shqipërisë por njëkohësisht duke nxjerrë golashënuesen e këtij turneu.



Jaku është shpallur kështu golashënuesja e këtij turneu. Ky fakt tregon më së miri që edhe në futbollin e femrave konkurenca ka filluar të shtohet, ku vete këto vajza sportiste po japin maksimumin e tyre për të qenë në qendër të vemendjes përsa i përket futbollit të femrave në shqipëri.


E Enjte, 26 Shkurt 2009