REPORTAZH

Nga Pal MEHILLI*

Ideja për të hedhur këto radhë, më lindi teksa po ndiqja një veprimtari me interes, pushtuar grevës së famshme të minatorëve të Rubikut, atë të 38. Përvjetori i kësaj greve, bash në sheshin





ku nisi 72 vjet më parë, mblodhi minatorë, vagonist, zjarrmëtarë, ish kuadro e specialist të minierave. Përballë, në sfondin e nderit, qëndronte memoriali pushtuar grevës së 400 punëtorëve të minierës Rubik-Derven. Citojmë pllakatin: Punëtorët kërkuan:    
- Përmirësimin e kushteve të punës e të jetesës                                                                                                     
- Pakësimin e orëve të punës  
- Shtimin e pagës ditore                                                                                                             
- Njohjen e pushimit javor
- Heqjen e detyrimit për pagimin e gjobave.
Veprimtaria, ku ishin të pranishëm dhe Kryetari i Konfederatës Sindikale të Shqipërisë, z. Kol Nikolli, Kryetari i Bashkisë së Rubikut, z. Mark Ruci, drejtues të sindikatave të rretheve: Dibër, Bulqizë, Mat, Elbasan, Fier, Kuçovë, etj. Morën pjesë përfaqësues të degëve të partive politike, Shoqatës së të Përndjekurve Politik etj. Kjo veprimtari ishte jo vetëm ceremonial, por dhe një takim breza-minatorësh që ngjalli mjaft emocion. Pas fjalës së hapjes, te Kryetarit të sindikatave të rrethit, Kol Tusha, rituali vazhdoi me një referat, mbajtur në emër të grupit përgatitor, nga Ndue Gega, ish punëtor i vjetër e kuadër i Rubikut, i cili solli fakte e të dhëna konkrete për zhvillimin e suksesshëm të grevës së famshme. Përkujtimi i ngjarjes u vijua me përshëndetje e mbresa, përmes diskutimeve të lira: etërish e bijsh, ish minator. U sollën plot copëza historike të përjetuara apo të ardhura, gojë më gojë që nga gjyshërit, të vërtetat e ngjarjes. Në minierë, ku punonin rreth 500 punëtorë mirditas si dhe nga Lezha, Puka, Mati. Në rrjedhën e kohës shumë probleme qenë bërë gangrenë për ta. Punohej në kushte tepër të vështira e pa masat e domosdoshme të sigurimit teknik. Ndërkohë, ato të jetesës tepër të rënda: Punëtorët flinin nën urën e lumit Fan, ndërsa si për ironi, për kalin e pronarit kishte dhomë të rregullt për atë kohë me drita elektrike.
***
Pagat ishin të papërfillshme, edhe pse punonin 13 orë në ditë, madje u imponoheshin, shpesh dhe gjoba. Në këto rrethana, siç treguan shumë nga ata që folën, punëtorëve u iku qetësia, madje u egërsuan, çka u bë çështje dite, bisedash, mes njeri-tjetrit, kudo, në punë gjatë rrugëtimit e nën urë. Kështu smund të vazhdohej. Kjo ishte e përbashkëta e të gjithëve. Në këtë e sipër, disa filluan të artikulojnë idenë e një greve. Mark P. M. Zefi, Nikoll P. Nikolli nga fshati Rr. Epër, Nikoll Bardhok Baraktari nga Jezulli, Ndue Llesh Ndoka nga Fangu, Llesh M. Ndoj, Ndrec Ndue Lleshi nga Bulshiza e Rubikut, Gjergj Marena nga fshati Uj-shtrezë etj, të cilët ishin organizatorët e grevës. Këta bënë takime, me të gjithë punëtorët, grupe-grupe dhe e iniciuan atë. Iu kushtua rëndësi ecjes me mend për të mos rënë në grackë. Kështu përgatitja filloi të merrte nota të një çështje të rëndësishme. Grupit organizator iu bashkuan dhe të tjerë si Mark P. Buba, Pal N. Marku, Frrok B. Tryci, Gjin M. Lleshi, Gjok Brozi, Kol P. N. Deda, Gjok Përlala etj. Dhe konkretizimi: Më 7 gusht 1938, punëtorët e Dervenit, të rreshtuar njëri pas tjetrit, zbritën përgjatë malit të Kulmes drejt Rubikut, biles për satisfaksion e për ti dhënë dum më të fortë asaj çka do të ndodhte, zbritja u shoqërua dhe me këngë majë krahu tipike mirditore me timbër të mprehtë, çka bëri tu hyjnë mizat padronit, suitës së tij dhe xhandarëve, na thotë Ndue Gjok Zefi. Erdhi momenti: 8 gusht 1938. Përveç atyre të Dervenit, punëtorët e Rubikut lanë punën dhe dolën menjëherë nga thellësitë e galerive në sheshin para zyrave. Jo pak, por 400 veta. Drejtuesit e grevës, që në fillim shtruan kërkesën që të jemi të bashkuar e të vendosur, pa përjashtim, pasi hallet tona, për çka po luftojmë janë të mëdha, por dhe ata mund të na kundërvihen, biles, puna mund të shkojë deri me përleshje trup më trup e të përdoret dhuna ndaj nesh, e më thellë. Ndërkohë lindi propozimi që të betohemi një nga një. Po si mund ti bëhej kësaj? Nëse do të kalonin duke u betuar 400 punëtorë, nuk i thonë shaka, do të duhej shumë kohë. Mark Ndue Gega tha: Të kalojmë një gurë dorë më dorë, të gjithë dhe ky mund të jetë betimi ynë i përbashkët, e pastaj, menjëherë të nisim grevën siç jemi shprehur. Kjo u pranua, biles u shfaq entuziazëm në masë, tek kalonte guri në dorën e secilit. Shënoi një ngjarje historike dhe mori emrin Guri i Besës (Për çka, siç dihet, u shkrua dhe një skenar e u xhirua një film artistik, Guri i Besës, tashmë i njohur gjerësisht). Vendosmëria kolektive e 400 burrave i dha fuqi e nerv, grevës, tha.
***
Nikolli, i biri i Llesh N. Gjergjit , njërit nga aktivet e saj. Siç pritej, u alarmuan të gjithë sa ishin në anën tjetër të kontradiktës. Me shkresën nr. 486, ora 19:30 të 8 gushtit, Prefekti i Shkodrës, i nis telegram urgjent Ministrisë të Punëve të Brendshme, në të cilin, i thotë, se N/Prefekti i Lezhës na njofton se 400 minatorë të Rubikut e Dervenit, janë hedhur në një grevë, me disa kërkesa duke thënë, se nuk fillojmë punë pa zgjidhjen e tyre. Përgjigjja? U dërgua rreth-komandanti i Lezhës me 20 xhandar për të kërcënuar punëtorët e ndaluar grevën. Por, çe do, as kjo nuk dha rezultat. Besa nuk u thye! Për më tepër, ajo vazhdoi plot katër ditë pa ndërprerje. Padronët u egërsuan. Punëtorët sulmuan. Le të sjellim një rrëfim të ish minatorit me emrin Ndue. Tek iu vërsulën makinës së padronit dhe e ngritën peshë duke e lëshuar nën urë, erdhi një moment që padroni iu drejtua rojës personale të quajturit Kol Lushi nga Manatia e Lezhës:
- Çbën more, thuaju të largohen.
- Ngriji pagën dhe do të shohësh, se ata largohen vetë, s kam çtu bëjë unë.
I zënë ngushtë, padronit i shkojnë dy pika lot. Merr e jep dhe vendosmëria e punëtorëve dha rezultat: iu plotësuan disa kërkesa. Ishte këmbëngulja, qartësimi i kërkesave dhe mostërheqja nga ato, çka dha frytet e veta, -thotë Ndoj, nipi i Ndue Geg Perlales, ish njeri prej aktorëve të grevës, që bëri histori. Lista e minatorëve, pjesëmarrës të grevës, kuptohet, ishte e gjatë. Shumë syresh, me interesimin e përpjekjet disa ditore të Kol Tushës, u grumbulluan dhe iu afishuan fotografi personale, të ruajtura nga familjarët e tyre. Vihesh në dilemë: Cilin të shënosh e cilin të lësh. Të gjithë heronj! Episode, qëndrime burrërore, besë. Rreth vlerave të grevës folën dhe plotë të ftuar nga rrethet, ata smunguan të ngrënë lart ketë djep të frymës punëtore, të Rubikut, nga ku vlen të mësohet dhe sot për kërkesat ekonomike pa rënë në prehrin e politikës.
*
*         *
E rinisur, pas çlirimit (1946), miniera e bakrit Rubik, me njerëzit e vet, përvojën e punëtorëve të vjetër dhe zellin e të rinjve, mori udhë, madje për së mbari. Prodhimi gjithnjë në rritje e vërteton këtë. E  pse jo, u bë dhe shkollë e bazë furnizimi me specialist dhe për rrethe të tjerë, Bulqizë më vonë dhe Kukës, Mat, Librazhd, Pukë, Shkodër e deri në Korçë, përgjatë shtrirjes së brezit xeherore, të ashtuquajtur zona Mirdita.   
***
Sa për ilustrim, (pa mërzitur lexuesin), nga blloku po veçoj vetëm pak emra: Pjetër N. Reci, Gjergj F. Jaku, Llesh Tusha, Dod Preng Gjeta, Pal Loku. Rubiku, pra u bë, si të thuash, minierë mëmë, jo se i polli minierat e reja. (Për ato punoj, mjaft suksesshëm, gjeologjia e Rubikut, duke zbuluar e konkretizuar v. b. një pas një), porse prej andej merreshin mjaft minatorë e specialistë, sa të rregullonin magjën e prodhimit. Në rreth 12 miniera të Mirditës, Rubik, Derven, Kurbnesh, Rrënjollë, Spaç (Në këtë v. b. punuan dy palë minatorësh: të lirë dhe të detyruar, veçse diçka kishin të përbashkët: punën dhe mjeshtrin e minatorit), Kaqinari, Thirra, Derven-2, Gurthi, Maja Madhe, Laja etj. Dhe bilanci ka qenë jo i vogël. Janë hapur mbi 350 km galeri, traverbange, puse, dishenteri etj, përmes të cilave janë nxjer