1 miliard e 80 milionë euro.  Është Franca përfaqësuesja më e kushtueshme e këtij Botërori. Lajmi publikohet nga LEquipe, duke u bazuar te të dhënat e Transfermarkt. Vlerësimi është bërë në bazë të moshës mesatare që kanë skuadrat, vlera e lojtarve, klubet ku ata luajnë dhe kontratat që kanë me skuadrat respektive.


Te Gjelat vlerën më të lartë e ka Mbappe, i cili vlerësohet 120 milionë euro, ndërsa pas tij është Antoine Griezmann me 120 milionë, teksa gardiani Mandana është lojtari me çmimin më të ulët, 2.5 milionë euro.  Në vendin e dytë është Spanja. La Roja kap vlerën e 1 miliard e 40 milionë eurove.


Pavarësisht se ka lojtarë si Neymar apo Coutinho, Brazili mban vendin e tretë, me një diferencë të ndjeshme në krahasim me dy vendet e para. Pesë herë kampionët e Botës kushtojnë 950 milionë euro. Gjermania e Low pozicionohet në vendin e katërt, me Pancerat që kapin shumën e 885 milionë eurove, ndërsa në vendin e pestë Anglia, vlera e Tre Luanëve është 874 milionë euro. 10-shja e parë plotësohet me radhë nga Belgjika, Argjentina, Portugalia, Uruguaji dhe Kroacia. Përfaqësuesja që merr pjesën në Botëror me vlerën më të vogël është ajo e Panamasë me vetëm 9.4 milionë euro.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)