Vetëpërjashtimit i erdhi fundi, Lionel Messi rikthehet pas 7 muajsh në kombëtaren e Argjentinës, pas Botërorit zhgënjyes në Rusi. Për të festuar rikthimin e Pleshtit, Federata Argjentinase e Futbollit ka publikuar një video që i atribuohet yllit të Barcelonës, duke e krahasuar me 10 argjentinas që kanë bërë histori: nga Papa Frençesku tek Juan Manuel Fangio, duke kaluar te shkrimtari Jorge Luis Borges dhe muzikanti Astor Piazzolla.


Janë ca njerëz që u përkasin një planeti tjetër. Mund të jetë kështu, por të një planeti tjetër që quhet Argjentinë, dëgjohet të thuhet në këtë klip.


Lionel Mesis, 10 argjentinas në 1. Ka besimin e Papa Françeskut; shpejtësinë e Fangios; luan si Piazolla, shënjestron si Ginobili; e bën zemrën të rrahë si Favaloro; në zonën e rretpësisë  është Gardel; i saktë si Sabatini; të lë pa fjalë si Borges; topi në këmbë është si Pagani Zonda; nëse përballesh me të të lë si një pikturë e Quinquelas”.


Gazeta Shqip