Eurosport


1Ardhja e Mario Gomez tek Fiorentina, është një shenjë e vazhdimësisë së gjermanëve në kampionatin italian. Gomez erdhi dy vite pasi në Itali zbarkoi edhe Miroslav Klose, një tendencë kjo që u ndërpre pas 15 vitesh mungesë të gjermanëve në Serie A. Por kush janë futbollistët gjermanë më të mirë që kanë luajtur në Serie A? Në vitet 80-të dhe 90-të në Itali erdhën lojtarët më të mirë të kohës, por pati edhe zhgënjime të mëdha. Interi i rekordeve të Trapatonit drejtohej nga dy gjermanët Matthaeus dhe Brehme. Janë veshur zikaltër edhe dy fenomenet Rummenigge dhe Klinsmann. Dhjetë sezone të shkëlqyes mes Ascolit, Udineses, Milanit dhe Veronas për bomber Bierhoff. Ishte dhe një mbrojtës anësor në titullin e vetëm të fituar nga Verona


1 – Lothar Matthaeus (Inter) 1988-1992

Protagonist i Interit të rekordeve në 1988/89, lider dhe njeriu që çoi para zikaltërit. Një numër i vërtetë 10, fitoi edhe Kupën Uefa 1991. Ishte që nga kohët e Herrerës që Interi nuk fitonte një titull evropian.


2 – Oliver Bierhoff (Ascoli, Udinese, Milan, Chievo) 1991-2001

Fenomenal në goditjet me kokë, lançohet tek Ascoli dhe shpërthen tek Udinese (kryegolashënues me 27 gola më 1998) dhe me Milanin e Zaçheronit fitonte kampionatin duke shënuar 19 gola. Sulmuesi i rrallë përshëndeti Italianë duke i shënuar golin e fundit Chievos Verona.


3 – Hans-Peter Briegel (Verona, Sampdoria) 1984-1988

Fitues i lindur. Hellas Verona e bleu shumë lirë në në vitin 1984 dhe Bagnolin në pankinë fitoi menjëherë titullin historik të vitit 1984-1985. Më pas aventura në Xhenova me Sampdorian me të cilën fitoi Kupën e Italisë 1988.


4 – Thomas Haessler (Juventus, Roma) 1990-1994

Kështu-kështu me Juventusin që e bleu 11 miliardë. Mjaft më mirë me Romën që i dhanë besim në 1991 dhe ai ua shpërbleu me paraqitje të mëdha, dhe për këtë mori emrin përkëdhelës Tommasino.


5 – Rudi Voeller (Roma) 1987-1992

Gjermani fluturues shënoi 68 gola në 197 ndeshje me fanellëb verdhëkuqe. Ai ishte i aftë në akrobaci, i fortë me kokë dhe vdekjeprurës në zonën e rreptësisë. Në kryeqytet ngriti Kupën e Italisë 1991. Kur fitoi Botërorin në vitin 1990 ishte një lojtar i Romës.


6 – Karl Heinz Rummenigge (Inter) 1984-1987

Erdhi si fenomen, pasi kishte fituar gjithçka Bayern Mynih. Tek zikaltërit, përveç ndonjë perlë të rrallë, nuk la ndonjë shenjë, edhe për faj të disa dëmtimeve që e limituan potencialin e tij.


7 – Andreas Brehme (Inter) 1988-1992

Edhe ky nga Bayern, i zgjedhur nga Presidenti Pellegrini, erdhi së bashku me mikun dhe bashkëkombasin Matthaeus. Anësor i majtë me një teknikë shumë të madhe (gjuante shpesh penalltitë, ishte njëri ndër liderët e Interit të madh të Trap.


8 – Juergen Klinsmann (Inter, Sampdoria) 1989-1992 dhe 1997

Bomber i kompletuar, sulmues rrace. Tek zikaltërit erdhi pas bashkëkombasve të tij Brehme dhe Matthaeus, duke humbur kampionatin e 1989. Tek zikaltërit ishte idhull dhe u kthye për një eksperiencë të shkurtër në Itali në vitin 1997 me Sampdorian.


9 – Miroslav Klose (Lazio) 2011-vazhdon

Në moshën 33 vjeçare shumë e jepnin për të mbaruar. Përkundrazi Mito ka shënuar plot 30 gola në dy sezone dhe vazhdon të konsiderohet nga Petkovic si një pikë referimi për Lazion e re. Kampion i vërtetë, me një fizik prej super atleti.


10 – Andreas Moeller (Juventus) 1992-1994

Tek Juventusi fitoi Kupën UEFA 1993. Eksperienca bardhezi u mbyll në vitin 1994, pas dy sezonesh dhe 30 golash mes kampionatit dhe kupave. Me Baggion në krah dhuroi spektakël edhe gola të jashtëzakonshëm.


TË GJITHË GJERMANËT NË SERIE A, NGA SAMMER TEK ZIEGE

Lista e të gjithë futbollistëve gjermanë që zbarkuan në Itali nga 1980m deri sot. Mbahet mend flopi i Sammer tek Inter, që më pas shkëlqeu tek Borussia Dortmund. I njëjti fat edhe për lacialin Riedle. Një figurë më dinjitoze bënë juventinët Koelher e Reauter, dhe fiorentini Effenberg. Eksperiencë negative tek Milan për Ziege e Lehmann.

Herbert Neumann (1980, Udinese, Bologna), Hans Mueller (1982, Inter, Como), Thomas Berthold (1984, Verona, Roma), Herbert Ëaas (1988, Bologna), Karl Heinz Riedle (1990, Lazio), Thomas Doll (1991, Lazio), Juergen Koehler (1991, Juventus), Stefan Reuter (1991, Juventus), Stefan Effenberg (1992, Fiorentina), Matthias Sammer (1992, Inter), André Gumprecht (1993, Leçe), Manfred Binz (1996, Brescia), Dietmar Beiersdorfer (1996, Reggiana), Christian Ziege (1997, Milan), Joerg Heinrich (1998, Fiorentina), Jens Lehmann (1998, Milan), Gerhard Poschner (1999, Venezia), Carsten Jancker (2002, Udinese),Thomas Hitzlsperger (2010, Lazio), Alexander Merkel (2010, Milan, Genoa, Udinese), Marvin Commper (2013, Fiorentina).