Shaban Sulce

Brazilianët pushtojnë futbollin europian. Futbollistët nga vendi i sambës janë dominuesit totalë edhe në nivelin më të lartë të futbollit europian, sic është Liga e Kampioneve. 100 futbollistë brazilianë aktivizohen në këtë eveniment të artë, në radhët e 32 ekipeve më të forta të kontinentit europian, të cilët janë klasifikuar në fazën finale të Ligës së Kampioneve. Fama, talenti dhe magjia e brazilianëve duket se kanë mahnitur të gjithë drejtuesit e klubeve të mëdhenj europianë, të cilët nuk kanë nguruar të shpenzojnë miliona për blerjen e tyre. Talentet braziliane të futbollit i gjen kudo në Europë, titullarë dhe protagonistë të padiskutueshëm në formacionet e ekipeve më të mira europiane, të cilat synojnë të fitojnë këtë sezon Ligën e Kampioneve.
Brazilianomania
Në listën e 32 ekipeve finaliste të Ligës së Kampioneve nuk janë të pakta ekipet që kanë një numër të konsiderueshëm futbollistësh brazilianë në përbërjen e tyre. Mania për të patur në formacion futbollistë nga vendi i sambas është përhapur jo vetëm në Itali dhe në Spanjë, por ndryshe nga sezonet e kaluara edhe në klubet të Euvropës Lindore. Shakhtar Donjesk, Dinamo e Kievit dhe CSKA e Moskës apo Fenerbahce nuk i kanë shpëtuar "brazilianomanisë", ndërsa presidentët e këtyre skuadrave nuk kanë nguruar të shpenzojnë miliona dollarë për të patur në gjirin e tyre lojtarë brazilianë. Skuadrat finaliste ukrainase, Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donjesk, kanë në përbërjen e tyre në këtë sezon 11 futbollistë brazilianë. Në radhët e Dinamos së Kievit aktivizohen 5 brazilianë: Rodrigo, Correa, Michael, Rinkon dhe Kleber, ndërkohë që Shakhatr ka 6 lojtarë brazilianë si: Ilsinjo, Fernandinjo, Jadson, Uillian, Adriano Luiz dhe Evaverson. Po gjashtë futbollistë brazilianë aktivizohen edhe te CSKA e Moskës, ku kanë spikatur yje të tillë si Dudu, Jo, Karvalo, Vanger Love si dhe Eduardo dhe Ramon. Ethet e "brazilianomanisë" janë përhapur edhe në Turqi, ku kampionët e Fenerbahcesë kanë blerë 5 futbollistë brazilianë si Dracena, Roberto Karlos, Verderson, Aleks dhe Deivid, ndërkohë që rivalët e Beshiktash kanë në përbërjen e tyre dy futbollistë brazilian, ku spikat talenti Rikardinjo.
Milan dhe Sporting Lisbona, koloni braziliane
Kampionët e Europës, Milan, si dhe skuadra e njohur portugeze Sporting Lisbona janë klubet që kanë numrin më të madh të futbollistëve brazilianë në formacionet e tyre, 7 të tillë. Në radhët e kuqezinjve të Italisë aktivizohen Dida, Kafu, Digao, Serxhinjo, Emerson, Kaka dhe Ronaldo. 7 janë brazilianët në radhët e Sporting Lisbonës, edhe pse jo aq shumë të njohur në krahasim me patriotët e tyre te Milan. Polga, Gladston, Silva, Roni, Celsinjo, Derlei dhe Liedson janë brazilianët që luajnë këtë vit në Ligën e Kampioneve duke përfaqësuar skuadrën e Sporting Lisbonës. Porto dhe Roma vijojnë listën e prezencës më të madhe të futbollistëve brazilianë në formacionet e tyre, pikërisht me gjashtë të tillë. Inter, Lion dhe PSV Eindohven 5 brazilianë, Real Madrid, Sevilja, Benfika dhe Shtutgard 4, etj.
Katër skuadra pa brazilianë
Në listën e 32 skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të Ligës së Kampioneve vetëm katër prej tyre nuk kanë në përbërje asnjë futbollist brazilian. Përkatësisht bëhet fjalë për klubet skoceze Gllazkou Rejnxherës dhe Sëlltik si dhe norvegjezët e Rosenborg dhe rumunët e Steaua Bukureshtit. Klubet në fjalë më shumë e kanë ndërtuar formacionin e tyre duke u mbështetur mbi talentet dhe futbollistët vendas dhe duke mos u bazuar shumë në merkaton e huaj.
29 gola, firma braziliane
Në ndeshjet e luajtura deri tani në fazën finale të Ligës së Kampioneve 29 gola të shënuar mbajnë firmën e futbollistëve brazilianë të, cilët aktivizohen në radhët e skuadrave pjesëmarrëse. Si golashënuesit më të mirë renditen sulmuesi i CSKA-së së Moskës Vanger Love dhe Liedson i Sporting Lisbonë me nga 3 gola të shënuar. Lista vijon më pas me dy golat e shënuar nga Fabiano e Renato të Sevilas, Kaka i Milan, Devid Fenerbahce dhe Robinjo i Realit të Madridit. Ky numër golash sigurisht që do të ishte disa herë më i madh po të kihet parasysh që dy sulmues me famë botërore si Ronaldo dhe Adriano nuk janë aktivizuar në asnjë ndeshje të deritanishme të fazës finale të Ligës së Kampioneve.


Datëlindja Roli Ndeshje Gola
ARSENAL
01-Pereira Neves DENILSON 16.02.1988 Mesfushor 1 0
02-Aparecido GILBERTO SILVA 07.10.1976 Mesfushor 3 0

BARCELONA
03-Jose' Gomes De Moraes EDMILSON 10.07.1976 Mesfushor 0 0
04-Mendes Campos SYLVINHO 12.04.1974 Mesfushor 1 0
05-Gaucho De Assis RONALDINHO 21.03.1980 Sulmues 4 0

BENFICA
06-Moreira Marinho DAVID LUIZ 22.04.1987 Mbrojtës 0 0
07-Conceicao Santos EDCARLOS 10.05.1985 Mbrojtës 3 0
08-Lourenco Bastos Leonardo LEO 06.07.1975 Mbrojtës 4 0
09-Anderson Luis Da Silva LUISAO 13.02.1981 Mbrojtës 3 0

BESHIKTASH
10-Luiz Pozzi Rodrigues RICARDINHO 23.05.1976 Mesfushor 2 0
11-Rogerio Da Silva BOBO DEIVSON 09.01.1985 Sulmues 4 1

CELSI
12-Rodrigo Dias Da Costa ALEX 17.06.1982 Mbrojtës 4 0
13-Juliano Haus BELLETTI 20.06.1976 Mbrojtës 2 0

CSKA MOSKE
14-Correia Piller EDUARDO 17.09.1987 Mbrojtës 3 0
15-Alexandro Silva De Souza DUDU 15.04.1983 Mesfushor 4 0
16-Osni Moreira Lage RAMON 24.05.1988 Mesfushor 0 0
17-Daniel CARVALHO 01.03.1983 Sulmues 2 0
18-Alves De Assis Silva JO 20.03.1987 Sulmues 4 2
19-Silva De Souza VAGNER LOVE 11.06.1984 Sulmues 3 3

DINAMO KIEV
20-Baldasso Da Costa RODRIGO 27.08.1980 Mbrojtës 0 0
21-Carlos Rodrigues CORREA 29.12.1980 Mesfushor 4 0
22-Anderson Pareira Da Silva MICHAEL 16.02.1983 Mesfushor 1 0
23-Augusto Da Fontoura DIOGO RINCON 18.04.1980 Sulmues 4 1
24-Giacomace De Souza Freitas KLEBER 12.08.1983 Sulmues 1 0

FENERBAHCE
25-Luis Abonizio Souza EDU DRACENA 18.05.1981 Mbrojtës 4 0
26-Silva ROBERTO CARLOS 10.04.1973 Mbrojtës 4 0
27-Luiz Da Silva Medeiros ËEDERSON 22.07.1981 Mbrojtës 4 0
28-Alexandro De Souza ALEX 14.09.1977 Mesfushor 4 1
29-De Souza DEIVID 22.10.1979 Sulmues 3 2

INTER
30-Soares Espindola JULIO CESAR 03.09.1979 Portier 4 0
31-Douglas Sisenando MAICON 26.07.1981 Mbrojtës 1 0
32-Scherer Cabelino Andrade MAXËELL 27.08.1981 Mbrojtës 4 0
33-Rodriguez Aparecido CESAR 24.10.1974 Mesfushor 0 0
34-Leite Ribeiro ADRIANO 17.02.1982 Sulmues 0 0

LAZIO
35-Sanchez Emilson CRIBARI 06.03.1980 Mbrojtës 3 0

LION
36-Cleber Beraldo ANDERSON 27.04.1980 Mbrojtës 3 0
37-Marques Gomes CRIS 06.03.1977 Mbrojtës 0 0
38-Barbosa FABIO SANTOS 09.10.1980 Mesfushor 2 1
39-Pernambucano Augusto JUNINHO 30.01.1975 Mesfushor 4 1
40-Frederico Chaves Guedes FRED 03.10.1983 Sulmues 0 0

LIVERPUL
41-Rodriguez FABIO AURELIO 24.09.1979 Mbrojtës 3 0
42-Pezzini Leiva LUCAS 09.01.1987 Mesfushor 2 0

MANCESTER UNITED
43-Luis De Abreu Oliveira ANDERSON 13.04.1988 Mesfushor 3 0

MILAN
44-Nelson De Jesus Silva DIDA 07.10.1973 Portier 3 0
45-Marcos Evangelista De Moraes CAFU 07.06.1970 Mbrojtës 0 0
46-Rodrigo Izecson Santos Leite DIGAO 14.08.1985 Mbrojtës 0 0
47-Claudio Dos Santos Sergio SERGINHO 27.06.1971 Mbrojtës 2 0
48-Ferreira Da Rosa EMERSON 04.04.1976 Mbrojtës 2 0
49-Ricardo Izecson Santos Leite KAKA' 22.04.1982 Mesfushor 4 2
50-Luiz Nazario De Lima RONALDO 22.09.1976 Sulmues 0 0

OLIMPIAKOS PIRE
51-Santos Correa JULIO CESAR 17.08.1978 Mbrojtës 3 1

PORTO
52-Aruda Da Silva HELTON 18.05.1978 Portier 3 0
53-Dorvalino Alves Maciel LINO 01.06.1977 Mbrojtës 0 0
54-Paulo Da Silva ASSUNCAO 25.01.1980 Mesfushor 4 0
55-Luiz Abreu LEANDRO LIMA 19.12.1987 Mesfushor 2 0
56-Vieira Louzada ADRIANO 03.01.1979 Sulmues 1 0
57-Bruno Da Silva EDGAR 03.01.1987 Sulmues 0 0

PSV EINDOHVEN
58-Ramos CASSIO 06.06.1987 Portier 0 0
59-Heurelho Da Silva GOMES 15.02.1981 Portier 4 0
60-Eduardo ALCIDES 13.03.1985 Mbrojtës 3 0
61-Conserva Lemos FAGNER 11.06.1989 Mbrojtës 0 0
62-Jonathan REIS 06.06.1989 Sulmues 0 0

REAL MADRID
63-Vieira Da Silva Junior MARCELO 12.05.1988 Mbrojtës 4 0
64-Kepler Laveran Lima Ferreira PEPE 26.02.1983 Mbrojtës 0 0
65-Cesar JULIO BAPTISTA 01.10.1981 Sulmues 0 0
66-Robson De Souza Santos ROBINHO 25.01.1984 Sulmues 3 2

ROMA
67-Alexander Marangon Donieber DONI 22.10.1979 Portier 3 0
68-Bertagnoli JULIO SERGIO 11.02.1978 Portier 0 0
69-Cicero Joao De Cezare CICINHO 24.06.1980 Mbrojtës 3 0
70-Silveira Dos Santos JUAN 01.02.1979 Mbrojtës 4 1
71-Alessandro Amantino MANCINI 01.08.1980 Mesfushor 4 0
72-Rodrigo Ferrante TADDEI 06.03.1980 Mesfushor 1 0

SHALKE 04
73-Marcelo Jose' BORDON 07.01.1976 Mbrojtës 4 0
74-Marcio Ferreira Souza RAFINHA 07.09.1985 Mbrojtës 4 0

SEVILIJA
75-Correia Claro ADRIANO 26.10.1984 Mesfushor 3 0
76-Da Silva DANIEL ALVES 06.05.1983 Mesfushor 4 0
77-Dirnei Florencio RENATO 15.05.1979 Mesfushor 3 2
78-Clemente LUIS FABIANO 08.11.1980 Sulmues 4 2

SHAKHTAR DONJESK
79-Ilson Pereira Dias Junior ILSINHO 12.10.1985 Mbrojtës 4 0
80-Luiz Rosa Fernando FERNANDINHO 04.05.1985 Mesfushor 4 0
81-Rodriguez Da Silva JADSON 5.10.1983 Mesfushor 4 1
82-Borges Da Silva ËILLIAN 09.08.1988 Mesfushor 1 0
83-Souza Da Silva ADRIANO LUIZ 12.04.1987 Sulmues 0 0
84-Evaeverson Da Silva BRANDAO 16.06.1980 Sulmues 4 1

SLLAVIA PRAGË
85-Rogerio Marcio GAUCHO 07.09.1979 Sulmues 0 0

SPORTING LISBONË
86-Correa ANDERSON POLGA 09.02.1979 Mbrojtës 3 1
87-Pereira Della Valentina GLADSTONE 29.01.1985 Mbrojtës 1 0
88-Alves PEDRO SILVA 25.04.1982 Mbrojtës 0 0
89-Heberson Furtado De Araujo RONNY 11.05.1986 Mbrojtës 4 0
90-Celso Luis CELSINHO 25.08.1988 Mesfushor 1 0
91-Vanderlei Da Silva DERLEI 14.07.1975 Sulmues 0 0
92-Muniz Da Silva LIEDSON 17.12.1977 Sulmues 4 3

SHTUTGARD
93-Da Silva Menezes GLEDSON 04.09.1979 Mbrojtës 0 0
94-Antonio DA SILVA 13.06.1978 Mesfushor 1 0
95-Jeronimo Claudemir Barreto CACAU 27.03.1981 Sulmues 4 0
96-Henrique De Souza EVERTHON 10.06.1981 Sulmues 2 0

VALENCIA
97-Eduardo Cesar Gaspar EDU 15.05.1978 Mesfushor 0 0

VERDER BREMEN
98-Ronaldo Aparecido NALDO 10.09.1982 Mbrojtës 4 0
99-Gomes De Jesus CARLOS ALBERTO 11.12.1984 Mesfushor 0 0
100-Ribas De Cunha DIEGO 28.02.1985 Mesfushor 4 1
Milionat e eurove për yjet brazilianë
Nëse tenton të nxjerrësh vlerën e shpenzuar për blerjen dhe shitjen e 100 futbollistëve brazilianë që aktivizohen në Ligën e Kampioneve, rezulton se ke të bësh me një shifër marramendëse. Në uebsitin www.transfermarkt.de ku përcaktohet vlera e cdo futbollisti në merkato, mund të konstatosh lehtësisht se brazilianët jo më kot janë më të cmuarit në tregun e futbollistëve. Më i shtrenjti është ylli i Barcelonës Ronaldinjo, vlera e të cilit në merkato kap shifrën e 80 milione eurove. Ndërkohë që mbi 100 milionë euro kushtojnë 6 brazilianët e Milanit, ku më të shtrenjtët janë: Kaka (70 milionë euro), Ronaldo (23) dhe Dida (8.25 milionë euro). 75 milionë euro është cmimi i 4 futbollistëve brazilianë të Real Madridit, përkatësisht Robinjo (30 milionë euro), Baptista (10), Pepe (30) dhe Marcelo (5.5 milionë euro). Rreth 60 milionë euro arrin edhe cmimi i brazilianëve interistë, të kryesuar nga Adriano (22.5 milionë euro), për të vijuar më pas me Maikon (13), Maksuell (7.5), Julio Cesar (10.5) dhe Cesar 18.5 milionë euro. Më të shtrenjtët në tregun e futbollit lindor janë talentet braziliane të CSKA së Moskës si Karvalo (8 milionë euro), Vagner Love (8.5) Dudu dhe Jo me (6.5 milionë euro). Cmimet e brazilianëve që luajnë në Ligën e Kampioneve janë me të vërtetë marramendëse. Mjafton të përmendësh faktin që më pak i vlerësuari prej tyre vlen 1 milion euro.