Kur kanë mbetur më pak se 100 ditë (98 ditë në fakt) nga starti i Kampionatit Botëror 2010 të futbollit, finalet e të cilit do të zhvillohen në Afrikën e Jugut (hera e parë në kontinentin afrikan), Albania-sport.com nis një speciale për prezantimin e 32 ekipeve finaliste, duke filluar me vendin organizator, Afrikën e Jugut dhe Meksikën, dy skuadra që bëjnë pjesë në grupin A, së bashku edhe me Francën dhe Uruguain, dy ish-kampione të botës.


AFRIKA E JUGUT

Vendi organizator, Afrika e Jugut, u kualifikua në “zyrë” në Kampionatin e parë Botëror që zhvillohet në kontinentin afrikan, por për të do të jetë hera e tretë që merr pjesë në finalet e një Botërori pas dy të parave në 1998 dhe 2002. Gjithsesi, pozita e saj në renditjen botërore të FIFA-s, e 81-ta për muajin mars 2010, dëshmon për një nga ekipet më të dobëta. Formacioni “Bafana-Bafana” (djemtë, në gjuhën zulu) i dalë prej 1.5 milionë lojtarëve të regjistruar (janë gati 5 milionë në total, përfshirë dhe amatorët) nuk shkëlqeu aspak në eliminatoret e Kupës së Afrikës, ku pas dështimit shkarkoi edhe trajnerin brazilian Zhoel Santana, duke e zëvendësuar me brazilianin 66-vjeçar Karlos Parreira nga tetori i vitit 2009. Trajneri Parreira përsëriti se skuadra e tij është në përgatitje të thellë në prag të finaleve të Kampionatit Botëror se ai vetë ndjen keqardhje për barazimin 1-1 në shtëpi me Namibinë. Parreira, i cili ka fituar Kupën e Botës me Brazilin, është duke u përpjekur për të ndërtuar një ekip të fortë. Parreira tha se një fitore me Namibinë do të ishte një “nxehje” ideale, por duke theksuar se nuk është nevojë për të shtypur butonin e panikut. Parreira ka vendosur të thërrasë futbollistët më të mirë të Afrikës së Jugut. “Ne dëshirojëm të luajmë të paktën katër ndeshje me ekipe të mëdha përpara se të fillojë Kupa e Botës. Jemi duke punuar fort, por nuk është e lehtë të gjesh ekipe të forta. Është e rëndësishme për lojtarët tanë të luajnë përpara tifozëve të shumtë, kështu që atë do të ndjejnë presionin përpara ndeshjes së parë kundër Meksikës”. Afrika e Jugut ndodhet në Grupin A të Kupës së Botës së bashku me Meskikën, Francën dhe Uruguain. Kur hodh shorti i Botërorit, trajneri Parriera deklaroi për mediat: “Ne jemi në grupin më të hapur. Me dy kampionë të botës në grup, detyra do të jetë shumë e komplikuar, por ne do të përballemi pa frikë dhe me krenari. Është një detyrë e vështirë, por që ne do ta përballojmë mirë vetëm nëse përgatitemi fort dhe mirë. Unë e njoh rëndësinë e ndeshjes së parë, por nuk dua të fokusohem vetëm në këtë aspekt. Dëshiroj ta shoh grupin në tërësinë e tij”.



AFRIKA E JUGUT


Superfaqja: 1.219.912 km2

Popullsia: 42.77 milionë banorë

Kryeqyteti: Pretoria

Numri i klubeve: 900

Numri i lojtarëve të licencuar: 3.100.000

Viti i themelimit: 1991

Anëtarësimi në FIFA: 1992

Sponsori i veshjeve: Adidas


BILANCI NË KUPËN E BOTËS


Pjesëmarrje: 2

Ndeshje: 6

Fitore: 1

Barazime: 3

Humbje: 2

Gola të shënuar: 8

Gola të pësuar: 11




NDESHJET NË

KUPËN E BOTËS 2010

Faza e parë


11.06.2010

Afrikë e Jugut-Meksikë


16.06.2010

Afrikë e Jugut-Uruguai


22.06.2010

Afrikë e Jugut-Francë


MEKSIKA

Havier Fernandez dhe Karlos Vela shënuan në hapësirëne e pesë minutave për t’i dhënë fitoren 2-0 Meksikës kundër Zelandës së Re në testin përpara Kupës së Botës, ku të dyja ekipet janë midis 32 finalisteve. Vela, i cili luan në Angli me Arsenalin, është pikërisht një nga zbulimet e skuadrës që do të marrë pjesë për herë të 14-të në finalet e një Botërori (1930, 1950, 1954, 1958, 1962, 1966, 1970, 1978, 1986, 1994, 1998, 2002, 2006, 2010). Ylli francez Samir Nasri thoshte për Karlos Velën, se ai ka “cilësi të lindura teknike”. Vela ka qenë një kampion i botës me U-17, dhe ndërkohë është një nga shënuesit më të mirë të eliminatoreve. Një krijues i pastër dhe një finalizues vrasës. Vela është një as në dorën e trajnerit Havier Aguire. Meksika, që renditet e 15-ta në FIFA (mars 2010) do të luajë gjashtë miqësore përpara ndeshjes hapëse me Afrikën e Jugut. Trajneri Havier Aguirre, në detyrë që nga prilli i vitit 2009, deklaroi pas shortit: “Të diskutosh ndeshjen e parë të Botërorit, kjo do të thotë që e gjithë bota do të ketë sytë te ne atë ditë. Është shumë impresionuese, duke shpresuar të jem në lartësinë e ngjarjes. Ne do të kemi tre kundërshtarë të ndryshëm me tre stile të dallueshme. Në grupin tonë janë dy kampione bote, por unë nuk besoj shumë te pesha e historisë se sa te ajo që do të japin në fushë”. Mesfushori i Deportivo La Korunjës në kampionatin spanjoll, Andres Guardado, ishte dhe lojtari me më shumë ndeshje në eliminatore, 16. Nga tre gola shënuan Andres Guardado, Jared Borgeti, Kuahutemoc Blanko dhe Karlos Vela. Gjatë eliminatoreve, Meksika përdori 43 lojtarë. 3 prej tyre portierë.


SKEDA





MEKSIKA


Superfaqja: 1.972.550 km2

Popullsia: 103 milionë banorë

Kryeqyteti: Meksiko

Numri i klubeve: 900

Numri i lojtarëve të licencuar: 325.000

Viti i themelimit: 1927

Anëtarësimi në FIFA: 1929

Sponsori i veshjeve: Adidas




NDESHJET NË

KUPËN E BOTËS 2010

Faza e parë


11.06.2010

Meksikë-Afrikë e Jugut


17.06.2010

Meksikë-Francë


22.06.2010

Meksikë-Uruguai




BILANCI NË KUPËN E BOTËS


Pjesëmarrje: 13

Ndeshje: 45

Fitore: 11

Barazime: 12

Humbje: 22

Gola të shënuar: 48

Gola të pësuar: 84





Kampionati Botëror 2010 në shifra


853 ndeshje

u zhvilluan gjatë fazës eliminatore në të gjitha konfederatat që aderojnë në FIFA, deri sa prej tyre u përzgjodhën 32 finalistët. Nga këto 268, ose 31 për qind e ndeshjeve u zhvilluan në Europë.


200 skuadra

morrën pjesë në fazën parakualifikuese të Kampionatit Botëror 2010, duke vendosur edhe një rekord përsa i përket pjesëmarrjes. Në fazën eliminatore për “Gjermani 2006” morrën pjesë 196 skuadra.


3.4 gola

Numri më i madh në raportin gola/ndeshje i përket Anglisë, ekipi më sulmues i të gjitha skuadrave që morrën pjesë në kualifikuese. Numri më të vogël e pari Koreja e Jugut, 1.25 gola/ndeshje.


8 ekipe

nuk pësuan humbje në fazën kualifikuese. Tetë skuadrat e mëdha janë Bregu i Fildishtë, Gjermania, Italia, Spanja, Koreja e Jugut, Nigeria dhe Holanda.


27.4 vjeç

Ekipi më i vjetër në moshë gjatë eliminatoreve ishte Italia, që kishte moshësn mesatare 27 vjeç e 4 muaj. Më i riu në moshë ishte Koreja e Jugut, 22 vjeç e 5 muaj.


20 milionë

Fituesi i Kampionatit Botëror do të përfitojë nga FIFA një shumë prej 20 milionë euro, ndërkohë që çdo ekip i eliminuar në fazën e parë do të përfitojë nga 5.9 milionë euro.




BASTET

Kompanitë më të mëdha të basteve kanë përzgjedhur Spanjën si favoriten kryesore për të fituar Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut. Spanja, kampionia në fuqi e Europës, është kuotuar si fituese e mundshme me koefiecientin 5.25. Brazili, rekordmen i botës përsa i përket kampionateve të fituara, 5 të tilla, është kuotuar (5,5), Anglia (8.0), Argjentina (9.0) dhe Gjermania (11.0). Italia, kampione në fuqi e botës, është e gjashta në parashikimet e kompanive të basteve me koeficientin 13.0.


SHPERBLIMET

FIFA do të shpërblejë me 30 milionë dollarë fituesin e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut vitin e ardhshëm. Qeveria e futbollit botëror do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 ekipet finaliste në Kupën e Botës 2010. Kampionia merr 30 milion dollarë, ekipi finalist humbës 24 milionë dollarë. Vendi i tretë po 24 milionë dollarë dhe ai i katërt 20 milionë dollarë. Në Kampionatin Botëror të vitit 2006 u shpërndanë në total 261 milionë dollarë.


Grupi A

Afrika e Jugut

Meksika

Uruguai

Franca


Grupi B

Argjentina

Meksika

Korea e Jugut

Greqia


Grupi C

Anglia

SHBA

Algjeria

Sllovenia


Grupi D

Gjermania

Australia

Serbia

Gana


Grupi F

Holanda

Danimarka

Japonia

Kameruni


Grupi F

Italia

Paraguai

Zelanda e Re

Sllovakia


Grupi G

Brazili

Koreja e Veriut

Bregu i Fildishtë

Portugalia




Grupi H

Spanja

Zvicra

Hondurasi

Kili


KAMPIONËT E BOTËS


1930 - Uruguai*

1934 - Italia*

1938 - Italia

1950 - Uruguai

1954 – Gjermania Perëndimore

1958 - Brazili

1962 - Brazili

1966 - Anglia*

1970 - Brazili

1974 - Gjermania Perëndimore*

1978 - Argjentina*

1982 - Italia

1986 - Argjentina

1990 - Gjermania Perëndimore

1994 - Brazili

1998 - Franca*

2002 - Brazili

2006 – Italia

* Kampionet që kanë qenë edhe vende organizatore



Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 05 Mars 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili