Një ulërimë e këngëve pro-evropiane u ngrit mbi Pall Mall në Londër dhe në të gjithë parqet mbretërore pasi rreth 100 mijë persona morën pjesë në një marshim anti-Brexit që shënonte përvjetorin e dytë të referendumit të BE, të kryer në 2016-n.


Anglezët marshuan të shtunën me shpresën e ndalimit të Brexit, ndërsa disa prej tyre thjesht donin të ndryshonin “muzikën e humorit” për të ndihmuar në ndryshimin e drejtimit të udhëtimit të qeverisë, por të rinj dhe të vjetër, laburistë dhe konservatorë, të gjithë ishin të bashkuar në pasionin e tyre pro-evropian.


Policia në këmbë, me furgona dhe helikopterë ishte në gatishmëri në rast të përplasjeve midis tubuesve pro BE-së dhe një referendumi të dytë, edhe marshuesve në një tubim pro-Brexit që filloi më pak se dy kilometra larg në stacionin Victoria, i cili do të përfundonte disa qindra metra larg në fundin tjetër të Pallatit të Westminsterit.


Nicolas Maclean, një ish-këshilltar i Margaret Thatcher, marshoi me një grup prej qindra burrash dhe grash që mbanin në duar një pankartë të madhe ku shkruhej: “Konservatorët kundër Brexit” në marshimin për referendumin.


Një nga arritjet më të mëdha në Europë ishte Britania që mori drejtimin në ngritjen e tregut të vetëm dhe tani disa njerëz në qeveri duan që ne të largohemi. Është një fatkeqësi absolute”, tha ai.


Në tubimin e Londrës pati fjalime nga politikanët David Lammy, Anna Soubry dhe Vince Cable. Stuart Thomson, 50 vjeç, nga Worcestershire, ishte me një grup veteranësh që qëndronin pranë memorialit të luftës së Krimesë në Pall Mall. Ai e quajti Brexit “gjëja më e frikshme që ky vend ka bërë ndonjëherë”.


“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të ndalojmë të kuptuarit se veteranët janë të gjithë patriotë për Brexit – nuk është kështu. Ne jemi patriotë dhe ne jemi për Bashkimin Evropian”, tha Thomson, i cili është bashkë-themelues i Veteranëve për Europën.


“Ne nuk na pëlqen mënyra se si janë trajtuar qytetarët evropianë; shumë njerëz të shërbimit janë të martuar me shtetasit evropianë që detyrohen të largohen. Një koleg i imi shërbeu në RAF, u martua me një zonjë italiane dhe u zhvendos në West Midlands me gruan e tij. Ata kishin tre fëmijë dhe ajo ishte një nga njerëzit e parë që mori një letër nga Home Office duke i thënë asaj të përgatitej të largohej”.


23 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)