“Po kërkoj dikë që të investojë 200 milionë Euro në vit”. Silvio Berlusconi e tha shkoqur shifrën që sipas tij do ta rikthente Milanin në majat e futbollit italian e europian.




Këto të ardhura duhet të vijnë nga ortakët e rinj, në të kundërt, shoqëria siç paralajmëroi presidenti, duhet të ecë me këmbët e veta. Këtu Berlusconi kishte parasysh një Milan më italian, edhe pse në pole position për pankinën mbetet emri i spanjollit Unai Emery.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Sigurisht që Carlo Ancelotti është ëndrra e madhe, në merkato është edhe Jurgen Klopp, por Emery preferohet më shumë nga drejtuesit e Milanit. Pas refuzimit të parë, trajneri i Sevillas duket se është lëkundur dhe tani mund të thotë Po.




200 milionë Eurot që kërkon Berlusconi nuk janë siguruar ende, kështu që bosi i kuqezinjve po shikon një alternativë tjetër për të joshur teknikun spanjoll.




Ideja është që Emery të ketë në dispozicion 100 milionë Euro për të ndërtuar Milanin e tij dhe plani nis me një fushatë largimesh si Robinho, De Jong, Essien, Pazzini, Muntari, Mexes e Bonera, nga pagat e të cilëve do të kurseheshin gati 35 milionë Euro.




Në emër të rinovimit të skuadrës mund të sakrifikohen edhe Agazzi, Zapata, Alex, Rami, Zaccardo dhe Albertazzi.