Kryqi i Kuq Amerikan organizata kryesore kombetare qe u pergjigjet situatave emergjente feston 130  vjetorin e krijimit. Vullnetaret e saj mobilizohen ne periudhe katastrofash lufterash dhe krizash. Krijimi i saj ishte vizioni i nje gruaje Klara Barton. 


Ata shkojne ne vendin e ngjarjen gjate fatkeqesive natyrore per tu dhene ndihme viktimave te termeteve permbytjeve uraganeve dhe katrastrofave te tjera. Kryqi i Kuq Amerikan eshte bere simboli i sherbimit te menjeherem ne kohe krize. Suzi Di Frensis eshte shefe e organizates per marredheniet me publikun.


Misioni yne eshte te ndihmojme njerezit te parandalojne te pergatiten dhe tu pergjigjen katastrofave. Ne e bejme kete kryesisht nepermjet grupeve te medha te vullnetareve ne gjithe vendin te cilet mblidhen sebashku per te ndihmuar njerezit ne nevoje.


Organziata filloi me Klara Bartonin mesuese dhe lektore. Ne vitet 1860 ajo ndihmoi ushtaret e plagosur gjate Luftes Civile Amerikane dhe dha ndihme mjeksore per te lehtesuar vuajtjet e tyre.


Por dhimbsuria e Bartonit nuk perfundoi me kaq. Gjate nje udhetimi ne Evrope ne vitin 1869 ajo mesoi per Kryqin e Kuq Nderkombetar te themeluar ne Zvicer disa vjet me pare. Kjo e frymezoi ate te krijonte Kryqin e Kuq ne Shtetet e Bashkuara.


Ajo lloboi presidentin dhe Kongresin per te themeluar Kryqin e Kuq Amerikan. Ne vitin 1882 ajo arriti qe Shtetet e Bashkuara te ratifikonin Traktatin e Gjeneves dhe kjo ndihmoi ne themelimin e Kryqit te Kuq ne kete vend.


Kim Robinson eshte kuratore e Qendres Historike Kombetare Klara Barton paksa ne dalje te Uashingtonit. Ajo ishte zyra e pare e perhereshme e Kryqit te Kuq Amerikan. Barton presidendja e pare e organizates jetoi dhe punoi ketu me rreth 30 vullnetare cdo here.


Ata kishin gati furnizime per tiu pergjegjur katastrofave. Ajo kishte bandazhe ushqime veshje dhe sende te tjera gati per tu derguar ne rast fatkeqesish.


Organizata ka dhene ndihme gjate fatkeqesive natyrore dhe njerezore.


Kryqi i Kuq Amerikan nga 1882 deri kur ajo dha doreheqjen ne vitin 1904 asistoi ne disa situata te renda perfshire permbytjen ne Xhonstaun te Pensilvanise ne Luften Spanjollo-Amerikane dhe uraganin ne Gallvston te Teksasit.


Suzi Di Frensis thote se ne vitet pas vdekjes se Bartonit ne vitin 1912 Kryqi i Kuq Amerikan ka evoluar.


Ne kemi trajnuar me shume se 10 milione njerez ne vit qe nga aftesimi per te dhene ndihmen e pare te menjehereshme. Ne kemi gjithashtu edhe miliona dhurues te mrekullueshem te gjakut qe u kane shpetuar jeten shume njerezve. Ne grumbullojme rreth gjysmen e sasise te gjakut ne vend.


Di Frensis thote se Kryqi i Kuq Amerikan eshte pjese e nje levizjeje me te gjere humanitare ne bote.


Ne jemi nje nga 186 shoqatat e Kryqit te Kuq dhe Henes se Kuqe. Pothuajse ne cdo vend te botes ka shoqata te Kryqit te Kuq.


Ajo thote se teknologjia e re po i ndihmon organizatat e emergjences te permbushin misionin e tyre.


Sot ne perdorim mjetet e reja te komunikimit si Tweeter dhe Facebook.  Brezat e rinj te vullnetareve na japin energjine dhe pasionin qe na duhen ne punen tone.


Ndersa Kryqi i Kuq Amerikan feston 130 vjetorin e sherbimit Kim Robinson thote se Klara Barton do te ishte shume e kenaqur me arritjet e organizates. 


Vecanerisht me katastrofat qe kane ndeshur kohet e fundit Shtetet e Bashkuara trashegiamia e saj per te ndihmuar gjate fatkeqesive natyrore ne kohe paqeje ka qene nje nga elementet vendimtar ne vend. Mendoj se ajo do te ishte shume krenare dhe e kenaqur se puna e nisur prej saj vazhdon edhe sot.