Premiera botërore e filmit “Life of Pi” (Jeta e PI-së) do të jepet premierë më 18 dhjetor në kinemanë ABC.

Në filmin e zhanrit Adaptim, Aksion/Aventurë/Dramë dhe me regji të Ang Lee, luajnë aktorët Suraj Sharma, Gerard Depardieu, Tabu, Irrfan Khan, Adil Hussain, Tobey Maguire, etj.

Filmi bazohet në romanin me titull të njëjtë të shkrimtarit të njohur kanadez Jan Martel. Aty përshkruhet udhëtimi epik i një djaloshi nga India. Pasi anija e tij fundoset, së bashku me shumë kafshë, djaloshi Pi hip në varkë së bashku me një tigër të bengalit dhe një zebër. Në film përshkruhen disa muaj udhëtimi të varkës në mes të oqeanit të pafund.

Filmi është nominuar edhe për Oskar.

Kjo është premiera e 7-të në 3D që KDSHF “Genci“ do të sjellë në Kinemanë ABC me 18 dhjetor.