Albania-sport.com prezanton 16 fakte nga 16 javët e para të sezonit 2010-2011, të cilat shpallën kampione dimri, Flamurtarin (34 pikë) dhe golashënuesin më të mirë, Pero Pejiçini e Tiranës: 12 gola, gjate 96 ndeshjeve te kesaj pjese te pare te Kampionatit te 72-te Kombetar.



1-    MË SHUMË PIKË – Flamurtari ishte ekipi që grumbulloi më shumë pikë gjatë 16 javëve të para: 34 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu (31) dhe Vllaznia (28). Më shumë pikë në shtëpi grumbulluan Skënderbeu dhe Flamurtari, nga 24. Më shumë pikë në transfertë grumbulloi Vllaznia, 12.



2-    MË PAK PIKË - Elbasani ishte ekipi që grumbulloi më pak pikë: në fakt, 12, por zyrtarisht mbyll renditjen me 9 pikë, pasi 3 pikë i janë hequr nga FIFA për shkak të mospagimit të kroatit Darko Periç. Besa dhe Bylisi grumbulluan nga 15 pikë, duke ndarë vendet 10-11. Më pak pikë në transfertë grumbulloi Bylisi: 0 pikë.



3-    ANSJË PIKË – Bylisi është i vetmi ekip që nuk ka grumbulluar asnjë pikë në transfertë: 8 ndeshje, 8 humbje.



4-    MË SHUMË FITORE – Flamurtari mban dhe numrin më të madh të fitoreve: 11 në 16 ndeshje. Ekipi i dytë me më shumë fitore është Skënderbeu (10) e më pas Vllaznia (8). Kampionia në fuqi, Dinamo, ka regjistruar 7 fitore, po aq sa Tirana.



5-    MË PAK FITORE - Ekipet që ka shijuar më pak fitore janë Elbasani dhe Besa: nga 3, Bylisi 4.



6-    KONTRASTI - Flamurtari dhe Skënderbeu janë dy ekipet e vetem që i kanë fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi. Bylisi dhe Kastrioti nuk kanë fituar asnjë ndeshje në transfertë. Asnjë humbje në shtëpi kanë Flamurtari dhe Skënderbeu.



7-    BARAZIMET – Besa është skuadra e barazimeve: 6 në 16 ndeshje. Më pas vijnë Kastrioti dhe Tirana, nga 5. Më pak barazime Flamurtari dhe Skënderbeu, nga 1.



8-    HUMBJET – Flamurtari, Vllaznia dhe Tirana janë ekipet që kanë pësuar më pak humbje, nga 4. Më shumë humbje ka pësuar Elbasani: 10 në 16 ndeshje. Në shtëpi më shumë humbje ka pësuar Elbasani: 3.



9-    GOLAT – Skënderbeu është skuadra që ka shënuar më shumë gola në këto 16 javë: 26 gola. Nga 25 gola kanë shënuar Flamurtari dhe Dinamo. Më pak gola ka shënuar Besa: 12 gola, më pas vijnë Vllaznia (16) dhe Elbasani (17).



10-GOLA NË SHTËPI – Më shumë gola në shtëpi realizoi Skënderbeu: 20 të tillë. Më pas vijnë Flamurtari dhe Tirana, nga 16. Më pak gola shënoi Besa: 5.



11-GOLA NË TRANSFERTË – Më shumë gola në transfertë realizoi Dinamo: 13. Më pak gola në transfertë shënoi Teuta: 3. Më pas vijnë Vllaznia dhe Kastrioti, nga 4.



12 – GOLA NË TOTAL – Gjatë 16 javëve ose 96 ndeshjeve të zhvilluara u shënuan në total 288 gola. Ekipet vendase shënuan 155 gola, ato udhëtuese realizuan 83 gola.



13- FITORE NË TOTAL – Në total u realizuan 76 fitore: 59 nga ekipet vendase dhe 17 nga ato udhëtuese.



14- BARAZIME – Gjatë 96 ndeshjeve të para u realizuan 20 barazime. Barazimi me më  shumë gola është ai 3-3 Dinamo-Laçi.



15- NDESHJET ME MË SHUMË GOLA – Ndeshjet me më shumë gola janë Teuta-Bylis 6-0, Skënderbeu-Kastrioti 5-1.



16- GOLASHËNUESIT – Shënuesi më i mirë i 16 javëve të parë ishte sulmuesi i Tiranës, Pero Pejiç: 12 gola, i ndjekur nga Daniel Xhafaj i Flamurtarit, 12. Gjatë këtyre javëve u shënuan 3 tripleta: Kuli (Shkumbini), Martinena (Dinamo) dhe Bërkiç (Skënderbeu).






Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 31 Dhjetor 2010