Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin mbi tokën bujqësore
 
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës 18 mars  2008, vazhdoi shqyrtimin e   projektligjit Për vlefshmërinë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.
Ishin të pranishëm në mbledhje, specialistët e Ministrisë së  Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Irfan Tarelli,  Skënder Tole dhe  Gordana Sudar.
Fillimisht u dëgjuan  diskutimet e deputetëve  për projektligjin. Pas miratimit në parim të projektligjit,  u kalua në shqyrtimin nen për nen. Pas debatesh të shumta,  u  shqyrtuan dy nenet e para të tij, duke bërë vërejtje,  të cilat do të pasqyrohen në raportin e Komisionit, për seancë plenare.
Shqyrtimi i projektligjit do të vazhdojë në mbledhjen e  nesërme në orën 10 00.
 

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 23 46 07).
 

Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit

Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: [email protected];

[email protected]; [email protected]