Rosa Dominguez është një vajzë nga Kalifornia që ka fituar më shumë se 600 mijë dollarë për një javë.


Ajo bleu dy bileta lotarie dhe ishte ndër njerëzit më me fat pasi i fitoi të dyja. Njërën e bleu në Arizona, ndërsa tjetrën në Kaliforni.


Herën e parë fitoi 555.555 dollarë, ndërsa herën e dytë mori 100 mijë dollarë.


Isha shumë nervoze, doja thjesht të qaja, thotë ajo për Daily Mail. Rosa i bleu biletat vetëm për 5 dollarë, ndërsa tani po mendon që ti blejë vetes një makinë.



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter