Nderkohe qe ne Japoni vazhdon te mbizoteroje frika per havarine me te madhe te mundshme atomike ne centralin Fukushima 240 km ne veri-lindje te Tokios pas cunamit ne brigjet veri-lindore konsiderohen te humbur rreth 10.000 vete. Sipas njoftimeve te televizionit japonez fjala eshte per qytezen Minamisanriku ne prefekturen Miyagi. Nese konfirmohet kjo shifer atehere kemi te bejme me gjysmen e numrit te popullsise se kesaj qyteze ve ne dukje agjencia e lajmeve KYODO.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift


Deme te jashtezakonshme


Bregdeti lindor i ishullit kryesor Honshu pas termetit u perfshi nga dallga e cunamit qe shkaktoi deme te jashtezakonshme. Qyteza te tera jane shkaterruar. Ne kohen qe dallga dhjete metra e larte vershoi ne breg qindra ndertesa u rezuan si te ishin shtepi kartoni. Makina anije e madje edhe aeroplane qe ishin parkuar ne afersi te bregut u shperndane ane e mbane prej mases se ujit.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift


Situate e paqarte ne Fukushima


Nderkaq gjendja ne centralin berthamor Fukushima vazhdon te jete e paqarte. Sipas te dhenave te shoqerise poseduese dhe te qeverise japoneze nga shperthimi te shtunen pasdite12.03.2011 nuk jane shkaktuar deme ne reaktore. Fillimisht ne pamjet televizive mund te shihej se si rezohej godina e reaktorit. Por nuk ka pasur shperthim atomik. Zedhenesi i qeverise Yukio Edano Radioaktiviteti ne zonen perreth cetralit berthamor eshte ulur serish. Per te parandaluar nje katastrofe duhet qe reaktori i demtuar te mbushet me uje deti ne menyre qe te ftohet. Kete e ka udhezuar ministri i Ekonomise Kaieda.


Evakuim masiv


Megjithate zona e sigurise perreth centralit berthamor eshte zgjeruar ne 20 km. tha kryeministri i Japonise Naoto Kan Une kam udhezuar qe te gjithe njerezit te cilet jetojne ne nje distance prej rreth 20 km. nga centrali berthamor Fukushima duhet te largohen nga kjo zone.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift


Havari e kategorise 4 me pasoja te kufizuara


Autoriteti japonez per Mbikqyrjen Berthamore e ka klasifikuar shperthimin ne centralin berthamor Fukushima 1 mbi bazen e standardeve nderkombetare te havarive. Ky shperthim klasifikohet ne kategorine me numer kater ne shkallen nga zero deri ne shtate komunikoi ky autoritet te shtunen 12.3.2011Sipas te dhenave te Enetit federal te Gjermanise per mbrojtjen nga rezatimi te tilla havari mund te klasifikohen ne shkallen pese nese eshte fjala per nje clirim minimal te materialit radioaktiv dhe nese ne reaktor shfaqen deme te kufizuara. Havaria e ernobilit ishte e shkalles shtate i ashtuquajtur nje aksident katastrofal.


Sipas njoftimeve te mediave japoneze duket se mbi 200.000 vete kane marre arratine nga zona e rrezikuar. Mbi 50 shtete nder to edhe Gjermania i kane ofruar ndihme Japonise. Nje ekip i perbere nga 40 vete i Agjencise gjermane per Ndihmen Teknike THW eshte nisur drejt Japonise. Ekipi i ndihmesve ka marre me vete qen zbulimi dhe rreth 12 ton ndihma.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift


Ndryshime nga forca e termetit


Termeti ne Japoni sipas shkencetareve me forcen e tij goditese ka zhvendosur nje pjese te madhe toke. Ishulli qendror japonez eshte zhvendosur me gati dy metra e gjysme i tha televizionit CNN nje zedhenes i Entit te Gjeologjise ne SHBA. Instituti italian per Gjeofiziken dhe Vulkanologjine ka hulmtuar gjithashtu se termeti ne Japoni e ka spostuar me rreth 10 cm. aksin e rrotullimit te Tokes.


Autor B. Musch-Borowska /V.Filaj-Ballvora


Redaktoi E.Ahmeti