Vendimi i Gjykatës së Apelit për 21 janarin ka sjellë një valë të re reagimesh të opinionit publik në lidhje me besueshmërinë e drejtësisë dhe gjyqtarëve.
Top Channel ka mësuar se edhe vetë trupi gjykues ka qenë përfshirë në mos në debate, në mendime të ndryshme në lidhje me vendimin për të akuzuarit e kësaj cceshtjeje, Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata doli javën e kaluar me një vendim ku rrëzonte pretendimet e Prokurorisë dhe riklasifikonte akuzën nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. Por vendimi nuk ka qenë unanim. Gjyqtarja Evgjeni Sinojmeri 21 janari21 janari, pritet fjala e Apelit
PS: 21 janari, provat u manipuluan; reagon MPB
“Statusi, nga drejtësia për 21 janarin”
ka votuar kundër dy kolegëve të saj të treshes gjykuese, Agim Bendo dhe Ervin Metalla. Sinojmeri ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë për pafajësi dhe qendrimin e Bendos dhe Metallës për “vrasje nga pakujdesia”, duke mbështetur Prokurorinë për akuzën e vrasjes me dashje. Por duke qenë mendim pakice, në fund ai nuk është marrë parasysh. / Top Channel21 janari
21 janari, pritet fjala e Apelit
PS: 21 janari, provat u manipuluan; reagon MPB
“Statusi, nga drejtësia për 21 janarin”