Në javët e fundit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, investigimet e gazetave më prestigjioze ndërkombëtare treguan se si kjo qytezë me 55 mijë banorë ishte shndërruar në shtëpinë e të paktën 100 uebsajteve pro kandidatit republikan Donald Trump.


Shumica e këtyre faqeve publikonin lajme të pavërteta për të tërhequr vëmendjen e publikut amerikan. Dhjetëra të rinj, edhe pse me një anglishte të çalë, u bënë të pasur duke fituar mijëra dollarë në muaj në një vend ku paga mesatare është rreth 40 mijë lekë të reja.


Në çfarë mënyrash? Siç e thashë dhe më parë, manipulojnë rrjetet shoqërore. Krijojnë llogari të rreme në internet. Punësojnë shqiptar të aftë për të krijuar faqe në shqip. Automatike, identifikime të rreme. Në Tuiter, Fejsbuk. Fillon ti japësh formë e të shtysh programin tënd. Njerëzit nisin të vënë në dyshim edhe realitetin. Është blu? Jo, është rozë. Jo, interneti më thotë që është rozë. Jo, është blu. I bën njerëzit të dyshojnë dhe pastaj u ndryshon mendjen. Pastaj mund ti bësh të veprojnë dhe kështu nis. Këtë po bën Rusia, thotë Rossini.


Prej 3-4 vitesh edhe ekspertët apo diplomatët në Shqipëri flasin edhe për një valë rusofilie në disa media shqiptare, çka nuk ishte vënë re përgjatë viteve të pluralizimit në Shqipëri.


Një fenomen ky që duket se nuk është aksidental dhe shumë dyshojnë se është i sponsorizuar nga Rusia, sepse asaj i intereson ngjallja e ndjenjës së lavdisë.


E gjithë kjo nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së SHISH dhe raportit të vjetor të paraqitur nga kreu I këtij institucioni Helidon Bendo në 11 mars përpara Komisionit parlamentar të Sigurisë kombëtare.


Një burim i inteligjencës shqiptare, cituar në Top Channel flet madje për miliona dollarë të shpenzuar për blerje mediash dhe portalesh në rajonin e Ballkanit nga Rusia, ku nuk bën përjashtim as vendi ynë: Jemi duke vëzhguar aktualisht aktivitetin e këtyre portaleve, si dhe rritjen e ndjeshme të frekuencës së prodhimit të lajmeve proruse gjatë 3 viteve të fundit, që prej fillimit të fushatës elektorale të vitit 2017.


Por, në botën ku jetojmë sot, aq lehtë sa binden njerëzit nga ana emocionale nëpërmjet internetit, Fjesbukut, Tuiterit e gjithë rrjetet shoqërore,ske nevojë për ato prova. Skam pse të kap telefonin në Rusi si agjent i KGB-së, SVR, GRU, dhe ti them një politikani në Shqipëri-Në dreq. Protesto. Mos shko në punë. Do të të japim 3 milionë dollarë. Skam pse e bëj më këtë. Mjafton të manipuloj emocionin. Dërgoj një mesazh. Përgjatë një periudhe kohore, që të kulmojë me këtë kaos. Kështu e arrij qëllimin dhe as i kam futur duart atje, shprehet Rossini.


E ndërsa nuk ka ende një listë konkrete emrash të mediave që mund të jenë sponsorizuar nga Rusia, ajo çka bëri përshtypje përgjatë protestave të opozitës në muajt e fundit ishte hapësira që Russia Today i kushtoi situatës të tensionuar politike në Shqipëri.


Russia Today është një rrjet mediatik i financuar nga qeveria ruse për të raportuar mbi zhvillimet globale për audiencat jashtë Rusisë. Përveç pasqyrimit të ngjarjeve, kanali televiziv në gjuhën angleze transmetoi livë në internet protestën e opozitës në Tiranë, duke përdorur pamjet e një prej televizioneve shqiptare.


E paqartë mbetet fakti sesi një ngjarje periferike e Ballkanit, i kushtohet kaq shumë rëndësi në një televizion të madh si Russian Today.


Top Story kontaktoi me email dhe në rrjete sociale me disa drejtues të Russia Today, përfshirë dhe zyrat e tyre në Uashington dhe Moskë, por nuk mori asnjë përgjigje.