Thierry Henry sfidon Pep Guardiolën, Jose Mourinhon dhe Zinedine Zidane, por jo në garën për trajnerin më të mirë në botë por atë më të paguarin. Askush si ai. Edhe pse pati një eksperiencë fare të shkurtër te Monaco që zgjati rreth 3 muaj, Henry është trajneri më i paguar për këtë sezon pasi nga shkarkimi i tij nga klubi i Principatës Henry ka përfituar plotë 25,5 milionë euro.


Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës kishte një kontratë afatgjatë me klubin nga Principata por rezultatet e dobëta detyruan drejtuesit e Monacos të shkarkonin Henry dhe të rikthenin në stolin e skuadrës portugezin Leonardo Jardim. Me pak fjalë tre muajt e pushimeve që bëri në Principatë kanë sjellë në llogarinë e Thierry Henry shifrën e çmendur të 25,5 milionë eurove, plot 8,5 milionë euro në muaj një shifër kolosale kjo për trajner që është në hapat e tij të parë të karrierës.