Mafiozët dhe lordët e drogës që sfiduan ligjin


Mafia_-_Mafia


Gangsterët janë anëtarë të bandave ose organizatave profesionale kriminale që janë të njohura për përfshirjen e tyre në kryerjen e akteve të ndaluara nga ligji, veçanërisht vrasjeve. Për shumë dekada, këta njerëz kanë qenë aktivë në disa zona të botës, si në Europë, Azi, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine. Shumë prej këtyre banditëve kanë marrë famë, për numrin e shumtë të vrasjeve që kanë bërë në të kaluarën, mënyrën se si i vrisnin viktimat e tyre, ose për rëndësinë e njerëzve që ata vrisnin. Këta gangsterë zgjedhin të bëhen pjesë e bandave sepse kjo u ofron atyre mbështetje, gjë të cilën nuk e kanë kur veprojnë vetëm. Kjo është lista e 30 gangsterëve më famëkeq në histori. / Përgatiti: Endri Farka


30. Jack Diamond

Gangsteri amerikano-irlandez Jack Diamond, më shumë i njohur me nofkën Xhentëllmeni Xhek, ishte një kontrabandist operimet e të cilit ishin të fokusuar kryesisht në Filadelfia. Ai ishte mik i ngushtë i një gangsteri tjetër famëkeq dhe lojtarit të pokerit, Arnold Rothstein. Ndërsa ai mbikëqyrte shitjet e alkoolit në Manhatan, Diamond pati një konflikt me Dutch Schultz dhe bandat e tjera të qytetit. Ai u përfshi në një seri rrëmbimesh në Manhatan. Diamond vdiq pasi u qëllua nga armiqtë e tij në dalje të Nju Jorkut.


29. Tom Devaney

Një kriminel me bazë në Nju Jork, Tom Devaney ishte një njeri rëndësishëm për familjen kriminale Genovese në vitet 60 dhe 70. Ai gjithashtu drejtoi luftën kundër bandës së James Coonan, një krimineli amerikano-irlandez në Manhatan. George Barone, së bashku me Joe Sullivan, e vranë Tom Devany-n në qendër të Manhattan-it. Me vdekjen e tij, ishte Mickey Spillane ai që do të merrte kryesimin.


28. James Coonan

Një kriminel amerikano-irlandez që operonte ënë Nju Jork, Manhatan, Jimmy C u bë gangster pasi ai vendosi të organizonte skuadrën e vet kriminale për të marrë hakun e të atit, që u rrëmbye dhe u vra nga krimineli i mirënjohur në vitet 60, Mickey Spillane. Ai u dënua me burgim për 75 vjet pasi u gjetën prova se ishte fajtor për vrasjen e Harlod Whitehead.


27. Dawood Ibrahim

Njeri që fshihej pas sindikatës së krimit të organizuar indian, i njohur si D-Company, Dawood Ibrahim është në krye të një perandori të madhe të jashtëligjshme në Indi. Ai besohet se ka organizuar dhe financuar bombardimet në Bombei në vitin 1993, një seri me 13 shpërthime që lanë 250 viktima secili. Ai kishte lidhje të ngushta me Osama bin Ladenin e Al Kaedës dhe aktualisht është njeriu më i kërkuar në Indi.


26. Vëllezërit Kray

Reginald Kray dhe Ronald Kray, ishin vëllezër binjakë dhe gangsterë anglezë të cilët organizua një seri krimesh në Londrën Lindore. Fillimisht ata u përfshinë në grabitje të shumta, sulme, si edhe në vrasjen e kriminelit të njohur në Londër, Jack McVitie. Edhe pse ishin kriminelët më të frikshëm të kohës së tyre, binjakët u bënë persona shumë të famshëm në SHBA në vitet 60.


25. Demetrius Flenory

I njohur si Black Meech në disa qarqe të Atlantas, Demetrius Flenory, ishte një nga themeluesit e Black Mafia Family, një organizatë e madhe e trafikimit të drogës që kryesisht operonte në Detroit e më pas u zgjerua për në Atlanta dhe Los Anxheles. Ai ishte një trafikant kokaine i dënuar në SHBA për dy dekada dhe identifikohej si një nga trafikantët me fitime më të mëdha në historinë e vendit.


24. Joaquin Guzman

Lordi meksikan i drogës, Joaquin Archivaldo Guzman Loera kryesoi Kartelin Sinaloa, një sindikatë e krimit të organizuar dhe grup trafikues droge që operonte në Meksikë. Karteli më pas u njoh edhe me emrin Organizata Guzman, pra me mbiemrin e liderit të saj. Para arrestimit ai ishte një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë që nga viti 2009, me një vlerë pasurie prej 1 bilion dollarësh. Revista Forbes e etiketoi atë si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë.


23. James Burke

I njohur si Irlandezi, gangsteri amerikano-irlandez James Burke ishte kreu i familjes kriminale Luchesse në vitet 70 dhe u akuzua për përfshirje në vrasjen brutale të një numri të madh njerëzish. Besohet se ai organizoi një grabitje të madhe në Aeroportin Ndërkombëtar John Kennedy në vitin 1978 që i shtoi llogarisë së tij një shumë prej 2 mln dollarësh.


22. Vito Genovese

Gangsteri që e arriti kulmin e popullaritetit të tij gjatë Luftës Castellammarese në vitin 1930, Vito Genovese ishte një kriminel italo-amerikan që kryesoi familjen mafioze Genovese. Ai ishte mentor i pasardhësit të tij në udhëheqjen e familjes, Vincent Gigante. Në vitin 1931 gjatë luftës, ai bëri një komplot për vrasjen e Salvatore Maranzano-s me ndihmën e Luciano-s. Ai u zhvendos në Italia dhe udhëhiqte operimet e tregut të zi të një perandorie kumari.


21. Meyer Lansky

Gangsteri polak i cili njihet si llogaritari i organizatën kriminale, Meyer Lensky ishte një nga figurat kryesore të krimit të organizuar që zhvilloi Sindikatën Kombtare të Krimit në SHBA. Ai ishte një nga gangsterët më të pushtetshëm dhe famëkeq të shekullit 20 dhe luajti një rol të madh në operimet e Mafias Italiane. Ai zhvilloi dhe operoi në disa nga perandoritë më të mëdha të kumarit në SHBA.


20. Jacques Mesrine

I njohur si krimineli modern i historisë moderne të Francës, Jacques Mesrine u përfshi në një numër të madh vjedhje bankash, vrasjesh, rrëmbimesh në SHBA, Kanada dhe Francë gjatë shekullit 20. Ai gjithashtu njihej si Njeriu me 1000 fytyra për shkak të ndryshimit të fytyrës në çdo operim. Ai u burgos disa herë por ai gjithnjë arrinte të arratisej, maje edhe vrau gjykatësit që e dënuan atë.


19. James Whitey Bulger

Një gangster famëkeq i bazuar në Bostonin Jugor, James Whitney Bulger ishte një bandit social që vepronte pak a shumë si Robin Hood. Ai ia dedikoi jetën mbrojtjes nga krimi organizuar. Qëllimi i tij ishte të vihej në ndjekje dhe të vriste lordët e drogës dhe kumarxhinjve ilegalë. Në vitin 2011, ai u arrestua për përfshirjen e tij në një konspiracion për kryerjen e mashtrimit të identitetit dhe ishte një ndër 10 më të kërkuarit e FBI-së.


18. Anthony Accardo

Me nofkën Joe Batters ose Big Tuna, Anthony Accardo nga të qenurit një vagabond i njohur u kthye në kreun e sindikatës së krimit në Çikago. Kjo organizatë kriminale e rritur në pushtet gjatë qëndrimit të tij, zgjeroi operimet në disa territore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa muaj përpara vdekjes së tij, ai vrau tre hajdutë që u përpoqën ta vidhnin atë. Anthony i vari ata, dhe u preu fytet.


17. Bugsy Siegel

Bugsy Siegel ishte një kriminel amerikan që udhëhoqi familjen mafioze Genovese. Ai është i njohur si një ndër gangsterët më të frikshëm të kohës së tij, për shkak të mizorive kundrejt bashkëpunëtorëve. Në vitin 1940 ai kontrolloi dhe financoi disa kazino në Las Vegas dhe u bë kontrabandist pijesh alkoolike. Bugsy vrau vëllezërit Fabrizzo dhe rivalët e tij të kredisë, vëllezërit Amberg.


16. Carlo Gambino

Mafiozi Sicilian, Don Carlo Gambino ishte kreu i familjes së njohur mafioze Gambino. Në vitin 1957, ai ishte gjithashtu në krye të Komisionit të Mafias Amerikane, një shoqëri kriminale italo-amerikane që operonte në mënyrë të ngjashme mafian siçiliane. Ai u ngrit kundër grupit Anastasia në vitet 60 dhe e zgjeroi pushtetin e tij në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara derisa arriti të kontrollonte 90% të porteve në Nju Jork duke fituar miliona. Familja e tij kriminale ishte më e fuqishmja në atë kohë në Manhatan.


15. John Dillinger