Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, nesër do të hapet spitali më i madh në Evropë, i cili njëherësh është spitali i tretë në botë që ka të instaluar të gjitha repartet në kuadër të një projekti.


Spitalin do ta hapë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.


Pas qyteteve turke Yozgat, Mersin, Isparta, Adana Kayseri, Elazig, Eskisehir dhe Manisa, Ankaraja është qyteti i nëntë që bëhet me spital të ri. Në kuadër të spitalit ndodhet dhe kampusi mjekësor ndërsa ky spital mund të pranojë deri në 30 mijë pacientë në ditë.


Edhe pse ceremonia solemne e hapjes është nesër, spitali në Ankara ka filluar të pranojë pacientë që nga 7 shkurti i këtij viti. Fillimisht nga puna nisën reparti i kirurgjisë kardiovaskulare, spitali i përgjithshëm, neurologjia, ortopedia dhe onkologjia.


Deri më sot janë kryer 2.815 intervenime kirurgjike, në nivel javor janë kryer 7.000 operacione ndërkaq në aspekt ditor janë kryer rreth 600 operacione emergjente. Kapaciteti i spitalit është me rreth 3.800 shtretër.