Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar edhe mbrëmjen e djeshme kontrollet në akset kryesore, duke konstatuar një sërë shkeljesh nga drejtuesit e mjeteve.


Me synimin për parandalimin e aksidenteve rrugore që shkak kanë drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, policia ka pezulluar 21 patenta.


Alkooli ne timon vret jetën. Përdor mjetet e transportit publik ne rast se je drejtues mjeti dhe ke konsumuar alkool, këshillon policia teksa bën publik rastin e një 25-vjeçari me iniciale D.A., që është arrestuar në Selitë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ku testi i parë i doli 0.72 mg/l dhe testi i dytë 0.74 mg/l.






Tiranë.Me Policinë Rrugore të kryeqytetit, kontrolle me Drager drejtuesve te automjeteve në çdo rrugë për të parandaluar aksidentet rrugore qe shkak kane drejtimin e mjetit nen efektin e alkoolit apo me keq akoma ne gjendje te dehur.Ne Selite para pak minutash u arrestuan drejtuesi i mjetit shtetasi D.A, 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ku testi i pare i doli 0.72 mg/l dhe testi i dyte 0.74 mg/l.21 patenta te pezulluara per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.Alkooli ne timon vret jeten.Perdor mjetet e transportit publik ne rast se je drejtues mjeti dhe ke konsumuar alkool.


Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 24. November 2018



Ndërkohë në autostradën Tiranë-Durrës janë kryer kontrolle me Radar për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara prej shpejtësisë tej normave te lejuara.


169 km/h, 21 vjeçari nga Korça  për te arritur ahengun. I pa pranueshëm veprimi dhe justifikimi, ishte një nga rastet e konstatuara nga policia aty.






Ne Tirane-Durres-Tirane me te kryeqytetit, per te parandaluar aksidentet rrugore te shkaktuara si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara.Mos të arrish . Qarkullo me shpejtesi brenda limiteve te lejuara, respekto sinjalistiken rrugore qe te shkosh ne i sigurt, e jo te shkosh pa patenten apo me keq akoma patenta pa ty.169 km/h, 21 vjeçari nga Korça per te arritur ahengun. E pa pranueshme veprimi dhe justifikimi. gjate oreve te fundit 18 patenta te pezulluara per shpejtesi #udhetoisigurt


Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 24. November 2018



Ndërkohë, gjatë orëve të fundit 18 patenta janë pezulluara për shpejtësi marramendëse. Mos  të arrish . Qarkullo me shpejtësi brenda limiteve te lejuara, respekto sinjalistikën rrugore qe te shkosh ne  i sigurt, e jo te shkosh pa patentën apo me keq akoma patenta pa ty, këshillon policia.


25 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)