Ne fillim te viteve 70 politikanet e te gjitha partive te medha politike e pane ne rrezik rendin kushtetues demokratik ne Gjermani. Prandaj sherbimi civil gjerman duhet te mbrohej nga ata qe do te demtonin sistemin politik te Republikes Federale. Ne kete menyre kryeministrat e landeve dhe kancelari gjerman socialdemokrat Willy Brandt rane dakord me 28 Janar 1972 per te miratuar te ashtuquajturin dekret per radikalet. Tere kesaj i kishte prire landi i Hamburgut  i cili tashme kishte gjysme viti qe kishte filluar te verifikonte besnikerine ndaj kushtetutes te kandidateve per nje vend pune ne sherbimin publik. Per sa i perket mosmarrjes ne pune eshte i mjaftueshem dyshimi serioz se kandidati nuk angazhohet per rendin tone demokratik shprehej atehere kryebashkiaku i Hamburgut Peter Schulz SPD.



E Majta e re



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Willy BrandtArsyeja e parimeve te anetaresimit te nepunesve civile ne organizatat ekstremiste ishte forcimi i se ashtuquajtures e Majta e re.  Me dekretin per radikalet duhej te parandalohej qe anetaret e saj te fitonin peshe ne institucionet shteterore. Ajo qe pasoi ne Gjermani ishte nje vale e vertete verifikimi nje kujdestar plazhi i cili ishte anetar i Partise Komuniste Gjermane nje sekretar administrativ i cili ishte angazhuar kunder luftes se Vietnamit nje mirembajtes varrezash i cili punonte per Amnesty International nje mesues i cili kishte marre pjese ne demonstrata kunder rritjes se cmimive te biletave ne trafikun urban sipas dekretit per radikalet te gjithe ata konsideroheshin si armiq te shtetit.



Si rezultat kandidatet per punesim ne sherbimin civil duhet te pergjigjeshin ne pyetje si keto A keni qene ndonjehere ne RDGJ DDR.  A keni marre pjese si student ne tubime politike A keni qene ndonjehere ne ndonje feste te Partise Komuniste A e keni perdorur ndonjehere termin imperializem ne Republiken Federale te Gjermanise Nje pergjigje me po ndaj ndonjeres prej ketyre pyetjeve mund te shkaterronte mundesine e nje karriere ne sherbimin civil. Persona te dyshuar kane qene pastaj per vite te tera nen vezhgimin e organit per ruajtjen e kushtetutes. Ne mesin e tyre edhe shkrimtari Peter Schneider i cili deshironte te behej mesues. Senati i shkollave te Berlinit kishte kundershtuar punesimin e tij.



Verfikimi i botekuptimeve



Zyrtaret e organit per ruajtjen e kushtetutes kane pranuar per verifikim gjithsej 1.4 milione kerkesa. Ne rreth 11 mije raste per shkak te aktiviteteve antikushtetuese apo anetarsimit ne ndonje organizate antikushtetuese jane refuzuar kerkesat e kandidateve per punesim. 136 raste jane pushuar nga puna. Per kete Gjermania eshte kritikuar si brenda ashtu dhe jashte vendit. Fjala per ndalim te ushtrimit te profesionit dhe futje hundesh ne botekuptimet e te tjereve u perhap shpejt sqaron nobelisti i letersise Gnter Grass Dekreti per radikalet eshte nje akt i cmendur i demokracise e cila nuk eshte e vetedijshme per forcen e vet.



Ne shume qytete u themeluan Komitete kunder ndalimit te ushtrimit te profesionit. Edhe artiste te njohur filluan te perfshihen ne debatet per kete ceshtje. Keshtu fituesi i mimit Nobel per Letersi Heinrich Bll shkroi tregimin Ti shkon shpesh ne Heidelberg ne te cilin ai pershkruan dekretin per radikalet dhe pasojat e tij nga kendveshtrimi i te prekurve. Nje debat i ashper ne vitin 1976 u shkaktua nga poema Neni 33 i shkrimtarit Alfred Andersch. Poema kritikonte praktiken e ndalimit te punesimit dhe ne te beheshin krahasime ne mes te Republikes Federale dhe regjimit nazist.



Shfuqizimi i dekretit



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Statuja e Rolandit simbol i qytetit te BremenitNe vitin 1975 Gjykata Kushtetuese Federale vendosi qe pershtatshmeria e nje kandidati per nje vend te punes nuk varet nga anetaresimi i tij ne ndonje organizate por nga sjellja dhe personaliteti i tij. Ne vitin 1976 qeveria federale percaktoi udhezime te reja per dekretin per radikalet. Disa rregulla u permiresuan ne te mire te kandidateve. Per shembull ata kishin te drejte te angazhojne per ceshtjen nje avokat. Ne raste te vecanta duhej te vendoste ministri pergjegjes. Por megjithate dekreti per radikalet mbeti i diskutueshem. Ne vitin 1979 qeveria federale u nda perfundimisht nga dekreti per radikalet. Por derisa kjo ndodhi neper lande kaluan vite te tera. Bile landi Qyteti i Lire i Bremenit ka shfuqizuar dekretin per radikalet kete muaj janar 2012.



 



Autore Michael Marek / Esat Ahmeti

Redaktoi E. Xhani