Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se Raheem Sterling ka gjithçka duhet për tu bërë kapiten i ardhshëm i kombëtares. Sterling është një nga lojtarët më në formë të Tre Luanëve, pasi ka shënuar tre gola në fitoren 5-0 ndaj Republikës Çeke, të premten.


Ylli i Manchester City pritet të ketë një ndikim kyç në brezin e ardhshëm të yjeve të Anglisë, me Jadon Sancho midis atyre, që përshëndesin shembullin e 24-vjeçarit. Duke folur para kualifikueses së Euro 2020 me Malin e Zi, Southgate nënvizoi se Sterling është duke u zhvilluar natyrshëm si një nga liderët e Anglisë:


“Ne kemi pasur tre, ose katër lojtarë, që e udhëhiqnin ekipin kombëtar, Raheem po përvijohet i tillë, falë cilësive që ka. Është e vështirë të flitet për një kapiten të mundshëm, kur ai (Harry Kane) është në hotel, duke pritur të dalë për darkë, por në aspektin e cilësive të tij personale, Sterling ka treguar disa aftësi të veçanta”.


Harry Kane është kapiteni aktual i Anglisë, por Southgate zbuloi javën e kaluar se Sterling është bashkuar me “grupin e udhëheqjes” së ekipit, i cili përbëhet nga Jordan Henderson, Eric Dier, Fabian Delph dhe Ashley Young: “Vendosa ta promovoj atë në grupin e lidershipit të ekipit midis nëntorit dhe marsit, duke respektuar pjekurinë dhe ndikimin e tij. Kjo ishte një lëvizje me të vërtetë e rëndësishme për të.


Raheem Sterling është në një formë të mirë për klubin dhe kombëtaren, duke shënuar pesë gola në tri ndeshjet e fundit të Anglisë. Në nivel klubi, Sterling ka shënuar 19 gola për Manchester City këtë sezon dhe është përmendur si një kandidat i mundshëm për Lojtarin e Vitit.