SkenderbeuSikurse vitin e shkuar, Skënderbeu do ta zhvillojë në Spanjë fazën përgatitore të dimrit.

Kampionët e Shqipërisë do të vendosen në qytetin bregdetar të Marbejës, ku do të qëndrojnë për dy javë.

Pas grumbullimit në "Tropikal", ekipi korçar më 5 janar, do të udhëtojë drejt tokës iberike ku ka planifikuar të luajë pesë miqësore sipas këtij kalendari:

7 janar: Skënderbeu - Meshelen (Belgjikë)
9 janar: Skënderbeu - Preusen Mynster (Gjermani)
13 janar: Skënderbeu - VFB Shtutgart II (Gjermani)
17 janar: Skënderbeu - Dinamo Kiev (Ukrainë)
19 janar: Skënderbeu - Grojter Fyrt (Gjermani)