Përplasja Salianji-Balla nuk ndalet pavarësisht se kreu i Grupit të PS ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-Bashkimi Europian.


E teksa Taulant Balla e ka paditur ligjvënësin demokrat në gjykatë për të dhënë llogari për udhëtimet me Edmond Begon që sipas tij janë shpifje dhe ka paralajmëruar se gjobën prej 1 milionë lekë do ta depozitojë në Fondin e Edukimit, Salianji është duke bërë nxehmjen para përballjes në gjyq.


Deputeti i PD ironizon kreun e Grupit të PS për padinë e fundit, teksa përforcon akuzat me duke zbuluar se numri i udhëtimeve të Ballës me Begon jashtë vendit është plot 57.


Duke u përgatitur për në gjykatë. A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop?, shkruan Salianji me ironi.


15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)