Të paktën 60 fëmijë, përfshirë foshnja kanë vdekur në një spital në shtetin verior, Utar Pradesh në Indi, gjatë 5 të fundit, duke i nxitur autoritetet që të urdhërojnë hetime.


Të gjitha vdekjet në një spital shtetëror në qytetin Gorkaahpur, kanë ndodhur në 5 ditët e fundit.


Zyrtarl rajonal, Rajiv Rautela, ka sugjeruar se vdekjet ishin shkaktuar për shkak të mungesës akute të oksigjenit, pasi një kompani private e ka ndalur furnizimin me cilindra të oksigjenit për shkak të mospagesës.


Qeveria e këtij shteti më vonë e kanë përgënjeshtruar pohimin se mungesa e oksigjenit ishte shkaktar i vdekjeve të fëmijëve.


Prindërit e fëmijëve kanë thënë se furnizimi me oksigjen në dhomat spitalore ishte ndalur dhe se familjeve u ishin dhënë pajisje për të ndihmuar frymëmarrjen e fëmijëve.


12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)