Në Teatrin e Operas dhe Baletit është zhvilluar një koncert festiv me rastin e 65-vjetorit të krijimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Kjo mbrëmje gala u prezantua nga Ardit Gjebrea dhe në skenë u ngjitën ish-studentë dhe studente të liceut të cilët performuan pjesë të ndryshme artistike. Prezantimi i kësaj nate gala erdhi nga Ardit Gjebrea, i cili ka qenë ish- student dhe fillimisht kantautori i shquar, ku shprehu nostalgji dhe emocione për vitet në lice.

Vetë organizatorët shprehën se gjithçka është përgatitur për të evidentuar arritjet dhe vlerat e shkollës “Jordan Misja” për formimin e artistëve të rinj. Ndërkohë që të parnishmit u përshëndetën nga drejtoresha e liceut, Albana Kosovrasti. Në skenë interpretuan ish-studentë të liceut. Pjesë të njohura të repertorit botëror dhe vendas ku moren pjesë solistë, violinistë, pianiste të njohur. Në skenë u ngjitën pjesë solistike deri te formacionet e mëdha orkestrale si: orkestra simfonike e harqeve, e frymës dhe e korit. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të shquar si kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Arsimit,Myqerem Tafaj si dhe ambasadori Etore Sequi.



Shkolla kombëtare artistike “Jordan Misja” është e vetmja shkollë e profilizuar për përgatitjen bazë të një game të gjerë artistësh, që i nënshtrohen konkurrimit fillestar, nga i gjithë vendi. Ajo është realisht e vetmja shkollë kombëtare, dhe si e tillë duhet të jetë lider në transmetimin e vlerave, në koordinimin dhe promovimin e koncepteve të reja dhe të barasvlerësuar në të gjithë shkollat artistike rajonale, në të gjithë vendin.