Do të mund të jetonit pa telefonin tuaj? Për shumë prej nesh është një mjet i pazëvendësueshëm, pune ose argëtimi. E ndoshta nga lidhja e madhe që njerëzit kanë me celularët e tyre, shpesh dalin mite që lidhen me ta, e që asnjëherë nuk e dini nëse janë të vërteta, apo jo?

desktop-1446825821

  1. Mbyllja e aplikacioneve përmirëson baterinë e telefonit

Nuk është e vërtetë! Nëse i mbyll aplikacionet bateria, konsumon akoma më shumë bateri, sepse telefonit tuaj i duhet shumë më tepër punë të ringarkojë gjithë informacionet, sa herë që ju hapni dhe mbylllni një aplikacion.

desktop-1446825822

  1. Nëse ndizni "airplane mode" do të zgjasni jetën e baterisë suaj

Kjo është e vërtetë! Po nuk do t'ju kursejë aq sa shpresonit! Sipas një testimi, përfundimi tregoi se ta vendosësh telefonin në opsionin "airplane mode", zgjat jetëgjatësinë e baterisë suaj vetëm për 30 minuta.

desktop-1446825825

  1. Duhet të përdorni vetëm karikuesin që ju vjen sëbashku me telefonin tuaj

E gabuar! Arsyet përse nuk duhet të përdorni karikues jo origjinal janë të shumta, por gjithësesi ju mund të përdorni çdo lloj karikuesi që bën për telefonin.

desktop-1446825831

  1. Një kamera telefoni me shumë megapixels, do të bëjë foto më të mira.

Cilësia e lartë e fotografive, nuk ka të bejë vetëm me megapixel-in, por dhe me madhësinë e fotos.

desktop-1446825828

  1. Duhet ta lësh baterinë e celularit tuaj të konsumohet deri në fund, përpara se ta karikoni

Smartfonat e sotëm, përdorin bateri të përbëra nga jone lithiumi, kështu që nuk është aspak problem ta karikosh telefonin kurdoherë, pa patur frikën se mund të dëmtosh baterinë.

smartphones-in-canada

  1. Vendosni celularin tuaj në ngrirje për të ruajtur baterinë

Mos e bëni! Temperatura optimale e telefonit është mes 1.6 - 32 Gradë Celcius. Kështu që ekspozimi i telefonit tuaj në temperatura nën dhe mbi këtë kufi, do të dëmtojë rëndë baterinë dhe telefonin tuaj.

Samsung-Galaxy-S6-charging-640x353

  1. Mos e kariko telefonin përgjatë gjithë natës.

Të karikosh telefoni tuaj për tetë orë me një karikues të mirë, nuk do të dëmtojë baterinë tënde në asnjë mënyrë./tvklan.al