Në 70 vjetorin e Konferencës së Bujanit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka deklaruar rëndësinë e saj edhe sot, kur Shqipëria dhe Kosova synojnë integrimin në Bashkimin Europian. Kryeparlamentari tha se realiteti është krejt tjetër.



Gjatë ceremonisë së organizuar në Akademinë e Shkencave, Meta tha se në rezolutën e miratuar në Konferencën e Bujanit, u saksionua që Kosova dhe Dukagjini, janë krahina të banuara me shumicë shqiptare, të cilët dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë. Sipas tij, me atë resolute u përcaktua lufta e përbashkët në krah te Aleancës së Bllokut Antifashist.