Bilanci i viktimave të shkaktuara nga “Bopha”, stuhia më e fortë e këtij viti në Filipine, ka kaluar tashmë kuotën e 700 personave.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë saktësuar se qindra persona të tjerë, shumica e të cilëve peshkatarë, janë ende të humbur.

“Bopha”, që ka kaluar jugun e arkipelagut gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës së kaluar, ka shkaktuar plotë 714 të vdekur.

Sipas zyrës së mbrojtjes civile, shumica e viktimave janë regjistruar në ishullin e Mindanaos, ndërkohë që numri i personave të humbur është 880.