Në këtë 8 mars gratë spanjolle kanë vendosur të protestojnë dhe të paralizojnë gjithçka për 24 orë. Ky vendim është marrë, pasi sipas tyre shoqëria e tyre është maskiliste.


Grupet feministe i kërkuan grave të mos shpenzojnë para dhe të anashkalojnë punët e shtëpisë përgjatë ditës..


Pjesë e kësaj greve është edhe aktorja Penelope Curz, e cila ka anuluar eventet e planifikuara publike dhe do të bëhet pjesë e një greve shtëpiake.


Një sondazh i zhvilluar tek 1500 persona sugjeron se 82% e të intervistuarve e mbështesin grevën, ndërsa 76% e grave në Spanjë kishin jetë më të vështirë sesa burrat. Në këtë shtet, gratë paguhen 13% dhe 19% më pak sesa burrat në sektorët publikë dhe privatë, respektivisht, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Eurostat.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)