Plot 8 vite nga tragjedia e 21 Janarit, ku gjetën vdekjen katër protestues të pafajshëm në Bulevard gjatë protestës së Partisë Socialiste përpara kryeministrisë, drejtësia ende nuk është vënë në vend. Këtë gjë e ka shprehur edhe  deputeti i PS, Pjerin Ndreu nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili thotë se  kjo është një ngjarje e harruar në sirtarët e drejtësisë me autorë të pandëshkuar. Sipas tij, socialistët kanë peshën e fajit të pandëshkueshmërisë.


21 Janari 2011 pasqyra e shtetit kriminal ! Ngjarje e harruar në sirtarët e drejtësisë me autore me pushtet të pandëshkuar ! Gjaku i Aleksit, Ziverit, Hekuranit dhe Faikut thërret për drejtësi, ndërsa ne në ritualin e zakonshëm të homazheve me peshën e fajit te pandeshkueshmerise shprehet ai.


Më 21 janar të 2011 u vranë me duart në xhepa protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Organet e reja që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e lartat, të cilat po ngrihen janë shpresa e fundit e familjarëve për të hetuar në mënyrë shteruese dhe të paanshme ngjarjet e 21 Janarit, duke vënë protagonistët para përgjegjësisë.


Gazeta Shqip