Bashkia e Gjirokastrës e ka shpallur vitin 2016 si vitin kulturor të Ismail Kadresë, në kuadrin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar.

Ka qenë vetë kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, që ka deklaruar se tha se përgjatë gjithë vitit 2016 do të zhvillohen aktivitete të shumta në qytetin e lindjes së shkrimtarit. Teksa po këtë vit, do të hapet edhe shtëpia Muze "Ismail Kadare", e cila u restaurua së fundi.

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit pritet të kthehet në një itinerar për mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Ndërsa Bashkia pritet të propozojë edhe ngritjen e një shtatoreje të shkrimtarit në një nga sheshet qëndrore të qytetit.

Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër dhe është shkrimtari më i njohur shqiptar . Ai është përkthyer sot në botë në rreth 50 gjuhë dhe është nominuar disa herë për çmimin Nobel të Letërsisë.