Lajmin e bën të ditur gazeta greke “Protothema” në shkrimin me titull “Protesta edhe nga Tirana, të gjithë fqinjët kundër Gruevskit”.

Sipas gazetës Tirana ankohet se harku i vendosur kohët e fundit në qendër të Shkupit përfshin edhe një pjesë të Prespës së Vogël, e cila i përket Shqipërisë.

Gazeta u referohet burimeve të saj në lidhje me këtë veprim që pritet të ndërmerret nga ana e Tiranës zyrtare.
”Protothema” shkruan se në notë-protestën që pritet t’i nisë Maqedonisë, Qeveria shqiptare do të përmendë edhe faktin e heqjes së gjuhës shqipe nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup.

E përjavshmja greke nuk kursen sulmet ndaj kryeministrit Gruevski, duke vënë në dukje se tashmë jo vetëm Greqia, por edhe Shqipëria është e pakënaqur me veprimet e tij.

“Përpjekjet e Gruevskit për të promovuar të ashtuquajturën ‘Aleksandrismo’, duke vendosur statujën e Aleksandrit të Madh në Shkup, harqe për të përmendur fitoret që nuk ekzistojnë dhe një seri të politikave që shtrembërojnë realitetin, shkakton reagime jo vetëm nga Greqia, por edhe nga Shqipëria”, shkruan “Protothema”.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-28 23:50