Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II nuk e njeh kufirin e moshës dhe këtë e ka treguar më së miri këtë fundjavë, teksa në Windsor është fotografuar duke kalëruar edhe pse është plot 92 vjeçe.


Ajo e ka shijuar motin e këndshëm me rreze dielli që përfshiu Britaninë këtë fundjavë, teksa në udhëtimin me kalë përreth parkut mbretëror e shoqëron i biri, Princi Edward.


92-vjeçarja është monarkia e gjashtë më jetëgjatë e të gjitha kohërave dhe nuk duket se e ndjen plakjen. Përkundrazi, mbretëresha dukej shumë komode mbi shalën e kalit të saj të zi.

































E teksa e ëma bëri një ecje të lehtë, e kundërta ndodhi me Princin Edward, i cili kishte veshur një kapelë të kuqe dhe të zezë dhe kreu disa xhiro të plota rreth pistës duke galopuar me shpejtësi.


Mbretëresha Elizabeth është e dashuruar pas kuajve dhe ajo është një promotore e fuqishme e garave të kalorësisë.


17 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)