Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer do të zhvillojë takime me liderët e dy partive kryesore opozitare në vend, si dhe presidentin Ilir Meta.


Ditën e sotme është parashikuar që Palmer të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 13:45. Më pas, pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.


Ndërsa në orën 17:30 Palmer do të takohet me presidentin Ilir Meta. Po ashtu zv/ndihmës sekretari i Shtetit do të zhvillojë edhe një takim me disa gazetarë shqiptarë.


Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në zyrën e kryeministrit.