Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se gjatë takimi është diskutuar  për partinë dhe është një sfidë vetëkorrigjimi, duke thumbuar dhe opozitën. Më tej Rama në fjalën e tij para mediave tha se është diskutuar dhe për protestën e studentëve, por nuk konfirmoi nëse do të ketë ndryshimeve në qeveri.


“Kem diskutuar për protestën, për arsyen, për faktorët e dobishmërinë e madhe të protestës dhe domosdoshmërinë që ta mëshirojmë ashtu siç duhet shqetësimin real të saj dhe që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë që i thonë vetes jo politik, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten. Protesta ka dinamikën dhe trajektoren e vet, ndërsa reflektimi ynë është i domosdoshëm do të vazhdojë dhe thellohet në funksion jo vetëm të studentëve por në funksion e denjë të ambicieve të shoqërisë”, u shoreh Rama.


Pyetjes së gazetarëve, nëse do të ketë ndryshime në qeveri, Rama nuk arriti që të japë një përgjigje të qartë, por i devijoi asaj.


Çdo gjë hap pas hapi. Nga na tjetër di gjithmonë radhën e lëvizjeve, mendohem gjatë përpara se të bëj çdo lëvizje.  Do të bëjmë të gjitha gjerat e duhura dhe do i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve dhe do shkojmë përtej këtij shqetësimi se kuptojmë se ka ende shumë për të bërë.


Njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma dhe kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona, gabime që i bëjnë të gjitha ata që punojnë dhe që marrin përsipër sfida të mëdha. Ajo që është e sigurt, është që e kemi lexuar me shumë vëmendje dhe respekt mesazhin e dhënë nga studentët, tha ai.


24 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)