Nga ana tjetër pedagogët që kishin heq dorë nga një praktikë e tillë ballafaqoheshin me probleme të shumta dhe në shumicën e rasteve u dështonte ora mësimore dhe në këtë mënyrë edhe procesi mësimor. Ngjashëm ju ka ndodhur edhe disa prindërve që kanë dashur të kenë qëndrim shumë tolerant. Pra, iu kanë devijuar fëmijët. Kjo dukuri në vendin tim nuk është e përhapur si në të kaluarën, por me përgjegjësi të plotë e them se në të kaluarën më mirë ka funksionuar shoqëria ku unë jetoj. Mendimi im është që përdorimi i ndëshkimit fizik me qëllim edukimi duhet të lejohet, por me masë.