ja-kur-arrin-kulmin-e-pjekuris-euml-seksuale-femra_hdMbase marrëdhënia mes jush ka përfunduar, por jo marrëdhëniet seksuale. Një studim i ri tregon se, seksi me një ish-partner është diçka pothuajse e zakonshme!

Marrëdhënia e një çifti pas një ndarjeje mund të marrë forma të ndryshme. Disa vazhdojnë të jenë miq, e të tjerë vetëm miq që nuk janë.

Sipas studimit të ri, nuk janë këto dy kategoritë e vetme të ish-ave. Në të vërtetë, ekziston edhe një e tretë: partnerë që flenë bashkë. "Ex with Benefits" janë quajtur, duke u frymëzuar nga filmi "Friends With Benefits" (Shokë me përfitime të veçanta).

Më shumë se 25% e njerëzve kanë pranuar se vazhdojnë të kenë marrëdhënie intime me ish-partnerët e tyre pas ndarjes, në këtë sondazh.

Studimi i kryer nga "Bravo", tregon se fundja, ndarja mund të ketë edhe një anë pozitive dhe nuk bëhet fjalë vetëm për "seksin pa angazhim".

Rreth 85% e të pyeturve thanë se, e shikonin ndarjen edhe si diçka pozitive.

Femrat treguan se ndiheshin të lehtësuara, kishin më shumë shpresë dhe besim tek vetja, menjëherë pas ndarjes. Në fakt, 40% e tyre thanë se për ta, pjesa më e mirë e ndarjes ishte kur mund të vazhdoje të kishe marrëdhënie me partnerin.