Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas akuzës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se PD ka paguar protestuesit që spërkatën me bojë godinën e Ministrisë së Mbrojtjes.


Vokshi shkruan në facebook se Taulanti mendjen e ka vetëm te paratë, dhe se PS nuk heq dorë nga metodat e sigurimit të shtetit.


Postimi i Vokshit


Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.


Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i radhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.


Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste.


Gazeta Shqip