Mitrovicasit fituan 2:1, kurse hero i takimit ishte Emin Baliqi që realizoi në minutën e dytë shtesë.
Pas golit, lojtarët pejan patën ankesa të mëdha dhe pas rrëmujës së krijuar, gjyqtari Genc Nuza i ndëshkoi me kartonë të kuq Fisnik Papuqin e Fetim Kasapin.
Në videon e siguruar nga GazetaOlle.com, shihet se Kurtishaj nuk ishte në pozitë jashtë loje dhe këtu kishte të drejtë gjyqtari anësor, Fatlum Berisha. Kurtishaj asistoi tek Baliqi që shënoi me kokë.