rama 5Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve të Kosovës, nëse gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka qenë i veshur me jelek anti-plumb.


Rama e ka kaluar me një batutë këtë pyetje, teksa tha se për një ditë më parë nuk ua provonte dot, por se kishte problem të tregonte trupin e tij ditën e sotme.


Ai e ka vijuar batutën duke thënë se se kishte problem trupin e tij, duke iu referuar fotove nudo që kanë qarkulluar vite më parë.


Por ai i ka quajtur si të pavërteta këto lajme, duke thënë se kanë dal nga puseta e Saliut


Gazetarja: Gjatë vizitës tuaj keni patur të veshur një jelek antiplumb?


Edi Rama: Kur dje apo sot?

Gazetarja: Dje…


Edi Rama: Dje sua provoj dot, sot ua provoj me qejf. Ju e dini që se kam problem trupin tim. E kam provuar në kohë të padyshimta.


Aman me leni kur të shkoj në Tiranë që të dëgjoj këto. Mos më sillni këtu lajme nga puseta e Saliut. Me anti-plumb, futja kot!