Silvana Çeliku
Silvana Çeliku

Nderkohe qe shifrat e te prekurve me koronavirus shenojne rritje dhe po ashtu edhe numri i pacienteve te humbasin jeten si pasoje e semundjes, mjekja e njohur onkologe Silvana Çeliku ka dale sot me nje mesazh qe duhet te na beje te reflektojme thelle.


Ajo thekson se si mjeke onkologe ka luftuar per jeten e shume pacienteve per vite te tera.


“Jam gezuar shpesh kur kemi fituar kete bejete por edhe jam merzitur shume kur kam patur humbje jete, me kete virus qenka ndryshe. Ky është një virus me sëmundshmëri shumë të lartë, me vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme. Shpesh i bej pyetje vetes, me falet mua te vdes nga nje grip? Une them jo, ne nuk dime shume gjera per kete virus, por dime si te mbrohemi. Respektoni rregullat dhe së bashkë të mundohemi edhe një herë ta mposhtim këtë virus thote mjekja e njohur.


 Vendose maskën

 Ruaj distancën

 Mbaj higjienën vetjake

#RuajVeten #RuajTëTjerët #COVID19