Për të ndaluar atë që e cilëson “ekspansionizëm carist” të Vladimir Putinit, Britania do të drejtojë forcën e re të ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s në mesin e paralajmërimeve se shefi i Kremlinit, është praktikisht në luftë me Europën.



Krijimi i formacionit të përbërë prej 10.000 trupash pritet të njoftohet këto ditë nga Kryeministri David Cameron. Në të marrin pjesë dhe ushtarë nga Danimarka, Letonia, Estonia, Norvegjia e Holanda. Synimi është të frenohet lideri rus prej asaj që perëndimi e konsideron përpjekje për ndryshim kufijsh në Europë.

Shqetësim kyç mbetet qëllimi i Putinit për ta përdorur ushtrinë si mjet për një Novorossiya - apo ‘Rusi të re’ brenda Ukrainës. Nëse ky plan vihet në jetë, kësaj UkrainaRusia kërkon rivendosjen e armëpushimit
Ultimatumi i BE-së për Rusinë
BE, sanksione të reja ndaj Rusisë
të fundit nuk do t’i mbetet më vijë bregdetare. Putini, siç thonë ekspertët, është i fiksuar pas Novorossiya-s, një territor i siguruar nga perandoresha e Rusisë, Katerina e Madhe, të cilin ai sot e kërkon mbrapsht.

Përpos Donjeck-ut dhe Luhansk-ut, dy rajone në epiqendër të rebelimit ndaj Kievit, harta përfshin edhe qytete të mëdha si Kharkivin, Khersonin dhe Odessan.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko i lëshoi të shtunën një paralajmërim liderëve europiane. “Sot flitet për fatin e Ukrainës, tha ai, por nesër do të jetë radha e të gjithë Europës”.

Putini vetë ndërkohë, sipas disa raporteve në median ruse, apeloi për bisedime, ku të diskutohet mundësia e “shtetësisë” për lindjen e Ukrainës. Komentet e tij erdhën pas ultimatumit një javor të bllokut europian. Putin pretendon se është e pamundur të parashikohet fundi i krizës në vendin fqinj. Shumë do të varet nga vullneti politik i autoriteteve ukrainase, citohet të ketë thënë shefi i Kremlinit; Por Rusia nuk mund të bëjë sehir kur njerëzit qëllohen gati si shënjestra të lëvizshme, ka shtuar ai.

Sa për kërcënimin e BE-së me sanksione të reja, Putini nuk i dha rëndësi e madje kaloi në kundërsulm me deklaratat se bllokut europian po përkrah një grusht shteti në Ukrainë.
/ Top Channel