Pas alarmit te dhene se koronavirusi transmetohet permes ajrit dhe per kete shume mjeke sugjeruan se duhet te perdoret doemos maska, edhe ne rruge, epidemiologu Ilir Elimehmeti i referohet nje studimi te fundit te bere, sipas te cilit, “totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se transmetimi mes aerosolit ne distance te larget nuk eshte menyra dominante e transmetimitg te SARS-COV-2.”alimehmeti


Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se “Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol)”.


Sipas studimit, “totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire”.


Mjeku thekson se per te rritur mbrojtjen duhet te zbatoni tre rregullat e njohura tashme, distance 2 meter, higjiene dhe maske nese distanca nuk eshte e mundur.




Postimi nga Alimehmeti 









“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!”

Cit. Zig Ziglar


 Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja!



 Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).


Perfundimet e tyre te perkthyera jane:


 “…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire.


 Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”


 “…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.


 Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”


Pra, vazhdojme me 3 rregullat baze:

1. Distance fizike (2 metra)

2. Higjiene e duarve

3. Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca.


Shtojme rregullin 4 te sugjeruar nga dr. Skender Brataj:

4. Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme.


Per detaje: