Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka shprehur shqetësimin në luftën kundër drogave në Kosovë. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës është duke dështuar në parandalim edhe për shkak të korrupsionit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është jashtëzakonisht e shqetësuar me nivelin e papërgjegjësisë institucionale të Kosovës në luftimin e drogave në vend. Qeveria e Kosovës po dështon si mos më keq në parandalimin dhe largimin e kësaj të keqe nga qytetarët e Kosovës, edhe për shkak të korrupsionit të lartë.




Raporti i djeshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit ka dhënë alarmin për nivelin e kalimin e drogës nëpër Kosovë, madje edhe pranimin e zyrtarëve kosovarë.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Është e vështirë të vlerësohet deri në çfarë mase ndikon korrupsioni në trafikimin e drogës në Kosovë. Ligjet e ndalojnë korrupsionin e ndërlidhur me drogat, por supozimet këmbëngulin se drogat kalojnë përgjatë kufijve të Kosovës, ndonjëherë me pranimin e zyrtarëve”, thuhet ndër të tjera në raportin vjetor të DASH sa i përket Kosovës.




Kosova, edhe njëherë, është vlerësuar se mbetet një vend transit për kontabandimin e drogave drejt tregjeve jera evropiane.




Institucionet e Kosovës kanë konfiskuar më pak drogë gjatë vitit 2015 sesa gjatë vitit 2014, kur realisht nuk kishte as Qeveri të zgjedhur.




Sipas raportit amerikan, autoritetet gjatë vitit 2015 kanë konfiskuar 146 kg marihuanë dhe 37 gramë kokacinë, ndërsa në vitin 2014 kanë konfiskuar 627 kg marihuanë dhe 21 kg kokainë.




Kjo edhe njëherë dëshmon se Kosova nuk ka fare Qeveri.




Për më tepër, derisa qeveritarët për çdo ditë na flasin për gjoja integrimin e komunave në veri të Kosovës dhe për përmirësimin ekonomik, shteti amerikan demanton thellësisht Qeverinë e Kosovës. Raporti amerikan thekson mungesën e integrimit të plotë të katër komunave në veri të Kosovës, ekonominë e dobët, mosnjohen nga disa shtete në rajon dhe sistemin jo efektiv të menaxhimit të kufirit.




Aleanca është e përkushtuar të ndërtojë kapacitete institucionale dhe vullnet politik për të luftuar dukuritë negative, krimin e organizuar, trafiqet e jashtëlighshme dhe korrupsionin.




Aleanca është e bindur në programin për themelimin e Byrosë Nacione të Hetimit, përmes së cilës do të ndërtohej një ambient krejtësisht i favorshëm për të luftuar të këqijat e shumta që po shkakton papërgjegjësia e tashme”, thotë kumtesa për media.




Në raportin e fundit të DASH'it theksohet se Kosova, vazhdon të mbetet një shtet transit për narkotikë që mbërrijnë në Evropë.