Nenkryetari i pare i AAK-se Blerim Shala dhe kryesuesi i Listes Ibrahim Rugova Uke Rugova thane se marreveshja paraqet nje vazhdimesi te partneritetit




Kryesuesi i Listes Ibrahim Rugova Uke Rugova dhe nenkryetari i pare i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Blerim Shala nenshkruan marreveshje koalicioni. Ata thane se kjo marreveshje paraqet vazhdimesine e partneritetit politik qe kishin arritur ne dhjetorin e vitit 2004 Presidenti i ndjere Ibrahim Rugova dhe kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Lista Ibrahim Rugova formalizuan marreveshjen e koalicionit.


Nenkryetari i pare i AAK-se Blerim Shala dhe kryesuesi i Listes Ibrahim Rugova Uke Rugova thane se marreveshja paraqet nje vazhdimesi te partneritetit te lidhur ne dhjetorin e vitit 2004 ndermjet Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova dhe kryetarit te AAK-se Ramush Haradinaj.


Per ti dhene pamjen e vazhdimesise se ketij partneriteti edhe marreveshja u nenshkrua ne rezidencen e Presidentit te ndjere Rugova.


Kryesuesi i Listes Rugova Uke Rugova tha se kjo liste nuk ka dale kaluar nga Lidhja Demokratike e Kosoves por asaj nuk i eshte dhene hapesire nga kryetari i LDK-se Isa Mustafa andaj ka vendosur qe ne zgjedhje te perfshihet ne liste me AAK-ne.


Ne nuk jemi duke perfunduar ne AAK. Ne jemi Lista dr. Ibrahim Rugova dhe sic kemi thene edhe me heret jemi pjese e LDK-se. Por fatkeqesisht kane qene te gjitha dyert e mbyllura qe te kemi mundesi te prosperojme brenda LDK-se.


Andaj kuptohet qe politikisht jane disa momente kur njeriu duhet te gjeje zgjidhje dhe duke pasur parasysh marreveshjen e mehershme qe Presidenti Rugova e pati nenshkruar me Kryeministrin Haradinaj e kemi pare te rruges qe serish te afrohemi me kete subjekt me te cilin kemi shume ngjashmeri edhe programore - tha Uke Rugova.


Pasi afati i koalicioneve ka perfunduar Lista Rugova parashihet te perfshihet ne kuader te listes zgjedhore te AAK-se. Blerim Shala tha se bartesit e kesaj liste zgjedhore do te jene Ramush Haradinaj dhe Uke Rugova. Shala u shpreh i bindur se ky koalicion paraqet nje peshe te re politike ne Kosove.


Ne do te synojme qe permes ketij koalicioni parazgjedhor qe po lidhim sot me Listen dr. Ibrahim Rugova ti fitojme zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe te krijojme qeverine e perbashket se bashku edhe me partneret e tjere qe na jane bashkangjitur ne listen e perbashket - u shpreh Shala.


Para se Lista Rugova te lidhte koalicion me AAK-ne u zhvillua edhe nje takim ndermjet kryetarit te LDK-se Isa Mustafes dhe Uke Rugoves.


Mirepo oferta e Mustafes qe vetem Uke Rugova te perfshihet ne listen e LDK-se nga Uke Rugova dhe familja e Presidentit te ndjere u refuzua dhe u cilesua si poshteruese.



Madje familja Rugova reagoi dhe permes nje komunikate e ka cilesuar politiken e Isa Mustafes dhe Kryesise se re te LDK-se ne kundershtim me politiken rugoviane.


Me pas edhe Kryesia e LDK-se reagoi duke shprehur keqardhje per qendrimet e familjes Rugova dhe i perseriti Uke Rugoves ftesen dhe oferten qe te perfshihet ne listen e saj zgjedhore. Sidoqofte Rugova tha se tash per tash ai do te vazhdoje me AAK-ne por duke e ruajtur anetaresine e listes qe drejton si pjese te Lidhjes Demokratike te Kosoves.