Mbi librin e Mimoza Ahmetit


Kujtim Drishti


Ky libër është një sfidë për kohët që po kalojmë, kur gjithnjë e më shumë, njerzit që dinë të lexojnë, lexojnë gjithnjë e me pak. Mendimi duket se ka hyrë ne nje fazë plogështie dhe shprehja që ndjek plogështine, varferohet. Mendimi eshte bëre nje mendim për të bëre qejfin, ai ka gjetur rehatin në vatrën e së «pranuarës nga te gjithë» dhe të interesit material. Njerzimi do të vere një farë kohe per te marre vehten nga diktatura e Ides të shekullit XX. Ndërkohë ai ka hyrë ne fazën e diktaturës se Lëndës. Do thonim: historia sikur perseritet ! Balzaku thoshte ne kohen e tij: Sot nuk ka mendime sot ka interesa.


Korniza e veprës


«Absurdi Koordinatif» është nje libër ese, kompozim me 24 ese të shkurtra, nje pjese e e të cilave permbajnë idenë e këtij titulli . Zgjedhia dhe renditja nuk është nje rastësi. Esete e fillimit e të fundit i janë dedikuar disa subjekteve shumë të holla, që shërbejnë si kornizë e tabllosë së përgjithëshme. Nje kornizë e bukur për tabllonë e Absurdit.


Mimoza është épikuriane.Por nje epikuriane delikate dhe e rrafinuar, qe nuk e kerkon kënaqësine në banalitet, as mediokritet. Si artiste , ajo e kërkon atë tek e mrekullueshmja, tek sublimja, tek « kujtimi i kujtimit », tek « shija e shijes », e deri sa kalon ne surréalizëm. Aty ku « çdo vartesi humbet », aty ku ajo ndjen lirine e saj te plotë. Pra korniza e tablosë është prodhuar nga kjo ndjenjë e se mrekullueshmes, per tu vënë në antitez me absurden qeë do vijë me pas. Edhe « Pulovra ». Edhe « Siguria drejt humneres » . Edhe « Preshte ». André Breton do kish qene krenar me autoren.


Nga diktatura e Idesë në diktaturën e Lëndës


Mimoza Ahmeti është një artiste, por ajo nuk është më pak mendimtare.Ajo jeton në kordinatat më absurde të njerzimit. Ajo nuk i jep koordinatat e saj. Akoma më mirë sepse edhe unë mendoj të njëjtën gje për koordinatat e mia. Por Mimoza do të ballafaqohet me Absurdin, me pjesën e jo kënaqësise. Si Kafka . Si Camus të cilët i njihnin të tyret, madje edhe të të tjerëve.


Ajo është pregatitur dhe pregatin lexuesin gjithashtu ndërkohë që koha shkon. Ajo shënon një kohë ndalese në kërkimet tek UNI i saj dhe na tregon historinë e « Mesazhit telefonik » i cili i kërkon autores të bëjë një shkrim mbi vetmine. Asaj që është mishërimi i produktit shoqeror. Ajo del shëndosh e mirë nga kjo aventurë. Ajo e urren vetmine : « më mirë të më kishin thënë vrit veten ». Prandaj shpërthen në një fjalim thirror, me zë të lartë, përpara turmës, së cilës i kujton se si « Ne »-ja e kishte futur ne vetmi, se si kjo egersirë i kishte çarë gjoksin. Dhe prandaj fillon me një ndjenjë te mprehtë te formulës matematike e cila e shoqëron në gjithë veprën : «Une jam njera midis jush, por jo JU, dhe ju jeni njeri midis nesh, por jo NE.


Dhe per kete arsye ju perqafoj». Me këtë formulë magjike ajo eksplozon diktaturen e idesë, e idesë së proletariatit të transformuar në dikaturë. E duke e shpërthyer atë ajo zbulon njeriun e lirë dhe të Drejtën e tij, pa e lidhur domosdoshmerisht me lëndën : pronën private. Duke e ndarë veten nga «Ne»-ja e në të njëjtën kohë duke qënë brënda saj, ajo zbulon «UN»-in dhe forcen e tij.

Dhe për të do të flasë gjithë kohën. Ajo ka nje talent te rralle per te lexuar UN-in, trurin e saj, perceptimet e saj,idete e saj, çfare I pelqen e çfare nuk I pelqen. Kjo analizë qarkullon brënda tij me shpejtësine e dritës midis rrudhave e tuneleve te tij, prandaj shkrimi i saj nuk shkon ne linjë te drejtë. Ajo i kap sinjalet ashtu siç i vinë , në çfarë do lloj pozicioni.


Mos harroni! Cdo gjë fillon nga premisa. Kapeni atë në rrjeshtin e parë të çdo esseje e mos e humbni fillin. Sepse ajo i pershkruan ato sinjale me këtë premisë si qellim¨, si neuroshkenca që pasi ka vendosur hypotezën, deshifron imazhet në trurin e njeriut për të arritur në konkluzion. Ju pastaj bëni përmbledhjen e koherences se saj.


Në «Fantazmën e trenit» ajo ju çon drejt « Boshllëkut të thellë që zotëron mbi globin toksor». Cështë ky boshllëk? Ky boshllëk është pikërisht efekti i Absurdit icili duke qënë largimi i aspiratave e dëshirave të Njeriut nga eksperience e jetuar në realitetin e kësaj bote, shpërthen tek ajo lodhjen, pesimizminkotesine. Por ky mbetet nje pesimizëm alarmues, një pesimizëm ndezës. Ajo nuk harron të vendosë në formulën e saj faktorin e shkatarrimit të botës: «E pa prekur», dëshira për të qëndruar e «pa prekur», që të mos luftojë e të qëndrojë indiferente: «Dëshira ime për të qëndruar e pa prekur do te shkatarrojë boten».


Autorja zbulon me kthjelltësi mekanizmin që e çon botën drejt shkatërrimit, mekanizëm që shperthehet nga Absurdi: te shkuarit drejt mos plotesimit te dëshirave dhe aspiratave te njerezimit. Absurditeti i botes ku ajo jeton nuk ndaloi, siç mund te shpresohej, pas renies se Murit të Berlinit. Ai do bëhej gjithnjë e më absurd.


Ky largim, kjo distancë midis asaj që pret njerzimi dhe eksperiencës që jeton ai, krijon gjithnjë e më shumê zhgenjim dhe përforcon gjithnjë e me shume domethenjen e absurdit – deri ne ate pike sa konstatohet qe idéalet e paqes,te lirise , vellazerise, idealet e njerzimit, kënaqesia e të jetuarit, janë transformuar, metamorfozuar, në Iluzione. Dhe akoma më keq, vetë illuzionet jane rralluar, për ti lënë vendin Interesit Material ; Ky, me një mekanizëm të çuditshëm filtron nevojat e njerëzve në të shitëshme e të blerëshme. Ne qoftese ato nuk jane të tilla atëhere ato konsiderohen illuzione.Në fund të ketij proçesi ne ndodhemi me më shume iluzione se mallra. Keshtu Diktatura e Idesë na u transformua ne diktature te Lendes. Dhe nderkohe qe njerzit kane turp te shprehin illuzionet dhe i fshehin, ajo deklamon me ze te lartë e të fortë: « Per nje illuzion , do te jepja boten te tere».

Kështu toksoria e shkrete, argumenton kundra absurdit duke arsyetuar si në matematike me hipotezën e absurdes: «Imagjinoni nje çast, sikur spaciumi të ketë nje iluzion, të kujtoje se jeta ekziston. Në këtë rast i vini vetes për detyrë të mos trishtoheni nga ky zbulim, por ta bëni gezimin e jetës ndjenjën tuaj të vetme».

Ajo tallet me absurdin duke perdorur si mjet vetë metoden e tij, metoden e absurdes , e na bën të qeshim. Ne qeshim me hidherimin me të madh. Dhe e qeshura jone futet në rezonancë me të qeshurën e saj. Ne kete mënyrë ajo tejkalon klasiket që kanë trajtuar absurdin ne historinë e letersisë.


Ndërgjegjia e lirë: një rrugë dalje


Mimoza e di që ajo që në epokën « e diktatures vinte natyrshem e që na bënte sa te mos e ndjenim neverinë », sot eshte kthyer ne « një dégradim të embël plot shije» ku « Violenca është e vetmia gjë që ka mbijetuar nga të gjitha gjërat qe kanë humbur kuptimin».


«Eshte shumë tronditëse, thote ajo, që e gjithë kjo vjen nga njeriu».


Por është pikërisht tek njeriu, që ajo kërkon ndoshta një rrugë shprese, sepse ajo ka kuptuar se ndërgjegjia e saj kishte qënê ndergjegje e të tjerëve.

Eshtë për të ardhur keq që shkolla orienton njerzit për të parë dhe kuptuar vetëm botën jasht tyre.Prandaj autoria merret pikërisht me boten e brendeshme. Që kjo mund tju kujtojë Frojdin, Heidegger, Nietzschen ose filozofë të tjerë, çrendesi ka ?. Ajo fillon nga experience e saj dhe kupton që ndërgjegjia punon më mirë në çastet e një « gjendje shpirtërore ». Por mos të harrojme , në një gjendje shpirtërore nuk është vetëm arsyea që angazhohet por dhe ëndrra ; Mimoza e vë ne dukje në tekstin e saj: «Mendimi eshte me natyre fizike. Eshte trupi qe thote Po ose Jo e jo thjesht truri »


Ndesa Karl Jungu na paralajmeron: «Edhe e verteta me e bukur nuk sherben per asgjë, përsa kohë që ajo nuk është bërë më parë një eksperiencë e thellë e individit.ajo për të cilen kemi nevojë ne, nuk është të «dimë» të vërtetën por ta asimilojmë atë »


Autoria e ka ndjerë, asimiluar, fenomenin e çnjerëzimit të botes, absurden e kesaj bote që ndërtojmë kundra dëshirave tona, prandaj ajo mendon se duhet filluar nga vetë ndergjegjia e vet e jo nga ndërgjegjia e te tjerëve. Dhe ketu ajo prek esencialen e mendjes dhe shpirtit te lire. Me mendje të lirë ajo madje godet edhe partitë politike që luajnë lojën e Absurdit, për të treguar se deri ku ka shkuar çvleftësimi i idéve nën Diktaturën e Lëndës , nën dikaturën e interesit material: «Të aderosh në një parti, me duket e një niveli më të ulët se kontrabanda».

Në ajrin qe marrim sot kryqëzohen me dendesi me qindra korente idesh që mund të na kondicionojnê kundra asaj që duam ne. Persa i takon autores ajo e thote vetë: «E gjeta veten duke vrapuar në drejtim të kundërt».


Puna me veten


«Ne kete bote ka dy lloj kënaqësishë, thotë autoria,- kenaqesia që ndjen kur sheh bindjet e tua të konfirmuara, dhe kënaqësia që vjen kur ato bindje të zhduken. E para ju ndihmon të përqendroheni, e dyta ju çliron». Eshtë eksperienca e një vajze rebele, që e thotë këtë ne nje seri essesh, rebele përpara së gjithash kundra vetes.

Ajo viziton botën e saj te brëndëshme., bën diagnozên e komplekseve të veta, midis të tjerash atë të inferioritetit dhe të superioritetit në « Të jesh inférior e të jesh superior ». Ajo viziton në « gjendjen e saj gripale », pa « gjendjen » që të gjithë njerëzit pa perjashtim e kanë jetuar, por të rrallë janë ata që e kanë përshkruar dhe përcaktuar si ajo. Eshtë çasti i mëngjezit i boshatisur nga çdo mendim. Dhe ajo shkon më larg. Duke pas rregjistruar në kujtesën e saj këtë gjendje « pa gjendje » ajo kënaqet kur shikon se në kutinë e kujteses së gjallë nuk ka as mesazhe as emocione. Përveç një: rezonancën midis ajrit, diellit dhe trupit. E kjo i zgjon nje emocion : kënaqesinë. Kenaqesine e Tê qenit bosh nga ku mund te fillosh nga e para.


Në «Kuriozitetin reciprok» ajo viziton takimin e dy qënieve njerzore në gjendje të ndryshme, njeri me llogjike rigoroze dhe tjetri që e ka lënë llogjiken essëll, pa ngrënë. E ne sodisim me nje buzeqeshje qënien njerzore si një produkt të arsyes dhe pa arsyes.


«Çlirimi e zemrës » eshte nje tekst poetik i fuqishem, mbi Ndarjen, ku poetja ka gjetur kontradiktën më të dhimbeshme dhe mallengjyese të universit, kontradikten qe lind midis atij qe ikën dhe atij që mbetet. Mendimtaria depërton në Univers dhe i gjen atij pikën më të dobët , mishin njerezor: «Kam lënë dikë diku, një njeri të mirë, shumë të mirë e më të mirë akoma Ai quhet zemra ime ,, shpirti im mendja ime. Ai mban nje emër qe nuk ka as emër, as zemër, as shpirt. Ai eshte shpirt asgjë tjeter veçse shpirt. Lundrimi I shpirtit eshte universi. Por ai eshte thellësisht I futur në lëndë ne mish Dhe ne shikojme se eshte vetem dashuria qe mund te lidhi Unin me Unin tjeter , eshte vetem Dashuria qe mund te japë koherencen midi Un-eve dhe Universit. Në «Valet e ekzistences» ajo bën rrefimet e saj rrenqethese te Pranimit. Te pranimit te prinderve. Sikur donte të na thonte se asnjë punë me veten që ka per qëllim permiresimin e saj nuk bëhet dot pa këtë moment.

Në shkrimet e Mimoza Ahmetit në këtë libër, ju do të kuptoni se në fillim ndjenja është vënë si qëllim, mendimi si mjet.Pastaj ata do të ndrrojne rolet.Mendimi do kthehet në qëllim ndjenja në mjet. Ky ndrrim rolesh nganjëhere bëhet me ngadalë ndërsa here tjeter bëhet me një shpejtësi marramendëse te nje vlasi me njëmijë kohe, siç shprehej Zhak Breli. Kënaqësia është e ndjenjes dhe e mendimit. Këtë gjë mund tê ta japë vetëm nje artiste mendimtare.


9 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)