Tiranë- Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet nje deklarate për mediat, kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të shkaqeve të aksidentit të një dite më parë në Qafën e Krrabës, ku u lënduan dhjetëra aktivistë të Aleancës.

Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje policisë që të identifikojë sa më parë drejtuesin e mjetit Range Rover me targa Tirane, që sipas dëshmitrarëve dhe delegatëve të Aleancës është shkaktar i aksidentit të ditës së djeshme.

Aleanca Kuq e Zi prej ditës djeshme nisi hëtimin privatisht për zbardhjen e ngjarjes dhe identifimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Këtu në kemi dy lista të automjeteve tip Range Rover dhe Landrover me targa Tirane, që për ironi të fatit të strukturave shteterore dhe në përputhje me deklartatat e deshmimtarëve okular, fuoristrada tip Range Rover me targa TR A rezultojnë të regjistruara në emër të disa institucioneve shtetërore.- thuhet në njoftimin e Aleancës.

Ak ka bërë publike edhe disa të dhëna në mbështetje të të dhënave të tyre mbi aksidentin.

Një tjetër detaj duke iu bazuar deklaratave të dëshmitareve është se fuoristrata e zezë, tip Range Rover rezulton të ketë pasur targën e Tiranës dhe serinë A, pra TR A, por paradoksalisht modeli i fuoristrades së zeze ka qenë i viteve të fundit. Pra në bazë të këtyre dëshmive del në pah që fuoristrada mban një targë të viteve 1994 ndërkohë që vitprodhimi i saj është i pas vitëve 2008-2009, dhe të gjithë në jemi koshientë që një fenomen i tillë është i njohur tek automjetet e institucioneve të rëndësisë së vecantë në vendin tonë.- vijon më tej njoftimi.

Aleanca Kuq e Zi shprehet e gatshme për të vënë në dispozicion të organeve hetuese të gjitha të dhënat e siguruara për këtë ngjarje. Njoftimi për shtyp i Ak dënon qëndrimin me dy fyrtyra , të kreut të shtetit Berisha, që sipas Aleancës Kuq e Zi, nga njëra anë qan me lot krokodili nga an tjetër ndërhyn për të fshehur të vërtetën.